Editorial 26 August 2025, 14:31 Nga VNA

Turpi që na mban peng dhe larg Europës/ Pandjeshmëria e politikës në Shqipëri dhe Kosovë për krimet në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Turpi që na mban peng dhe larg Europës/ Pandjeshmëria e

Nga Genc Sejko

Politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës, flisni!  Flisni një fjalë për Gazën dhe për atë që po ndodh atje. Mos kini frikë. Netanjahu është shumë i zënë me atë që po bën, ndërsa 303 qytetarë kanë vdekur nga uria vetëm muajt e fundit në enklavë. Thoni diçka për mijëra fëmijët e vrarë, shprehni një grimë keqardhjeje, dhe mos mbani krah politik. E dimë të gjithë se përfaqësoni shtete të vegjël, të korruptuar e pa peshë, të cilët kanë zgjedhur të jenë vasalë të përhershëm.

Bëni një reagim njerëzor për të pafajshmit që po masakrohen, për gazetarët që bien në krye të detyrës. Të paktën, bëjeni për të qenë të qetë me ndërgjegjen tuaj – nëse ju ka mbetur ende diçka e tillë.

Bëni një akt njerëzor dhe politik, qoftë edhe duke qenë në krah të Izraelit. Por kjo shurdhmëri dhe heshtje juaj po nxjerr në pah më të shëmtuarën e karakterit tuaj: pandjeshmërinë njerëzore. Për të tjerat, e dimë mirë çfarë jeni të zotë të bëni.

Shqipëria ndodhet në mes të Europës. Europianë nuk na bën vetëm firmosja e marrëveshjeve qeveritare me BE, por ndriçimi i mendjes dhe i shpirtit – trashëgimia historike e iluminizmit, që e ka veçuar kontinentin tonë nga të tjerët. Por as Europa, as besimi i shtirur në Zotin e çdo feje, nuk ju ka bërë ju, politikanë shqiptarë, të aftë të keni një grimë njerëzlliku dhe dy grima guxim politik. Sepse vasaliteti mendor dhe shoqëror është ngulur thellë në shoqërinë tonë. Dhe më primitive se njerëzit e thjeshtë janë ata që na drejtojnë – si në qeveri, ashtu edhe në opozitë.

Një turmë trushkulurish pa vlerë, që ndjekin nga pas dy dinosaurë politikë, të cilët për hir të pushtetit në qeveri dhe në opozitë, po tërheqin zvarrë një vend të tërë në imoralitet politik dhe në pandjeshmëri njerëzore. Dhe sot, kur bota e qytetëruar dhe Europa reagojnë në forma të ndryshme ndaj krimeve në Gaza – ju heshtni! Heshtja juaj është akti i fundit që dëshmon se jeni më të paaftë, më të pamoralshëm dhe më të pandjeshëm se ata që ju përdorin pa fund.

Video

Teksa në orën 17:00 pritet të nisë seanca e Parlamentit, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar protestën e radhës, Policia ka shtuar masat e sigurisë përreth godinës. Parlamenti është rrethuar me kangjella metalike, me qëllim krijimin dhe ruajtjen e perimetrit të sigurisë gjatë zhvillimit të seancës dhe protestës së paralajmëruar. Nga pamjet në terren shihet një prani e shtuar e forcave të Policisë, ndërsa punonjësit po merren me vendosjen dhe sistemimin e kangjellave në zonën përreth godinës.

Për pak kohë kemi kaluar nga Gysi te Diella…

Nga Reforma në Drejtësi te pazari i 84 votave: si nisi kriza e pagave të magjistratëve.

Bojkoti për shkak të pagave është shtrirë në Gjykatën e Tiranës, si në Dhomën Civile ashtu edhe në atë Penale, por edhe në Gjykatën e Apelit. Administrata ka ndërprerë shërbimet, pasi ende nuk ka marrë pagën e muajit gusht.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme