Editorial 11 September 2025, 16:40 Nga VNA

Rama përballë vendimit që nuk e shmang dot: firma e tij vulos “vdekjen” politike të Erion Velisë

Ndaje në Whatsapp
Rama përballë vendimit që nuk e shmang dot: firma e tij vulos

Nga Desada Metaj

Pas Asamblesë së sotme të socialistëve duket qartë se një pjesë e bashkive të vendit do të shkojnë drejt zgjedhjeve lokale. Duke marrë parasysh se Tirana është edhe kryeqendra e Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur të mbajë të angazhuar politikisht strukturat me një garë të re politike që përfshin më shumë se gjysmën e anëtarësisë së PS.

Le t’i marrim me radhë: Bashkitë Vlorë, Tiranë, Cërrik, Berat, Mat, Tepelenë janë ato që hyjnë në zgjedhje të pjesshme vendore. Çka do të thotë një angazhim i shumicës së administratës partiake të PS.

Kodi Zgjedhor parashikon që:

“Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.”

Nuk dihet ende se cili është afati, por me gjasë Edi Rama do të zgjedhë diçka sa më shpejt të mundet. Çka do të thotë se zgjedhjet e pjesshme për 6 bashki duhet të organizohen nga data 15 tetor deri në 15 nëntor.

Procedura kërkon që Këshilli i Ministrave të konstatojë vakancën në këto bashki dhe të njoftojë zyrtarisht Presidentin i cili do të dekretojë ditën e zgjedhjeve.

Ndërkohë nga ana e saj KQZ duhet të plotësojë me anëtarë Komisionin Rregullator. Mandati i anëtarëve ekzistues ka përfunduar dhe anëtarët e rinj duhet të zgjidhen brenda shtatorit, që të kenë kohë të miratojnë aktet rregullatore për zgjedhjet e pritshme.

Por përtej kësaj procedure të njohur administrative ka një akt tjetër politiko-juridik që Edi Rama duhet të zgjidhë: kush do e shkarkojë Erion Velinë?

Sipas ligjit, Këshilli Bashkiak vetëm mund të propozojë shkarkimin. Vendimin për ta shkarkuar ose jo e merr Rama. Ai mundet edhe ta rrëzojë propozimin e Këshillit Bashkiak. Edhe pse sot ja sugjeroi live nga asambleja të zgjedhurve socialistë të Tiranës.

Ligji e përcakton qartë – është kompetenca e Këshillit të Ministrave për të shkarkuar Veliajn, sikundër është kompetencë e Këshillit të Ministrave për të konstatuar vakancat (jo veç për Tiranën).

Në rastin e Veliajt madje Këshilli i Ministrave duhet të vihet në lëvizje dy herë:

– një herë për ta shkarkuar

– një herë tjetër për të njoftuar Presidentin që u lirua një vend pune për kryetar Bashkie të Tiranës.

Edi Ramës sigurisht që nuk i vjen për mbarë të marrë këtë vendim. Sidomos pas “lotëve” që derdhi sot në Asamble për ish-bashkëpunëtorin e tij të afërt. Ama kushtetuta e ka përcaktuar qartë që “vdekjen” politike të Erion Velisë e firmos Edi Rama. Drejtësia mund ta gjykojë për veprat penale apo shkeljet administrative. Por “vulën” e shkarkimit politik të Erion Velisë do ta vërë në fund Edi Rama. Mirë apo keq, kryeministrit i duhet të marrë një vendim të cilii nuk i fshihet dot as me qarje publike në Asamble dhe as me hile politike nga ato që nuk janë më surprizë.

Lexo gjithashtu

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme