Editorial 22 January 2026, 15:49 Nga VNA

PD dhe PS bashkojnë votat për Bordin e Paqes të Trump. Marrëveshja “në ajër” që bëri bashkë Ramën dhe Berishën në garën për t’u dukur proamerikanë

Ndaje në Whatsapp
PD dhe PS bashkojnë votat për Bordin e Paqes të Trump.

Nga Desada Metaj


Me 113 vota pro, demokratë dhe socialistë — siç thotë edhe kënga — bashkuan votat për marrëveshjen që e çon Shqipërinë dhe Edi Ramën në Bordin e Paqes të drejtuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Redi Muçi i Lëvizjes BASHKË abstenoi, si përfaqësuesi i të vetmes parti që mbajti një qëndrim disi ndryshe nga kori servil i politikës shqiptare për iniciativën e presidentit amerikan.

Edhe pse për disa ditë me radhë Sali Berisha, deputetë, zyrtarë dhe media pranë tij sulmuan dhe kritikuan në forma të ndryshme ftesën e drejtuar nga Trump qeverisë shqiptare, fakt mbetet që Berisha dhe Rama edhe një herë i bënë votat bashkë për ratifikimin e një marrëveshjeje “në ajër”, e cila nuk ka asnjë rresht të përcaktuar se për çfarë realisht bëhet fjalë dhe cili do të jetë roli i Shqipërisë në të.

Por çfarë rëndësie ka kjo përballë faktit që PD dhe PS duhet t’u tregojnë shqiptarëve se, në garën për të qenë sa më pranë të fortit të globit, ata janë gjithmonë shumë pranë njëri-tjetrit, duke shkelur çdo moral njerëzor dhe qytetar, për të mos përmendur atë politik.

Sali Berisha, i sanksionuar non grata nga Departamenti i Shtetit, e hodhi në kosh flamurin e sovranizmit duke përqafuar çdo deklaratë dhe qëndrim për të mbrojtur interesat e shqiptarëve “me çdo kusht”. Edhe pas poshtërimit publik që Edi Rama i bëri live në Parlament, Berisha dhe deputetët e tij nuk u stepen dhe votuan pa u menduar dy herë për një marrëveshje pa marrëveshje, vetëm për të bindur mbështetësit se janë proamerikanë.

Pa asnjë qëndrim parimor për marrëveshjen në thelb, pa një qëndrim politik për atë që përfaqëson Bordi i Paqes, pa një bosht ideologjik për qëndrimin që kanë shtetet e BE-së ndaj këtij projekti, opozita shqiptare iu bashkëngjit PS-së dhe servilizmit të saj në votimin e sotëm.

Duke shtuar edhe një tullë në murin tashmë të lartë të marrëveshjeve me mazhorancën, ku morali dhe konsistenca janë bërë si llaçi që mban ngritur barrikadën që mban larg besimin e qytetarëve se opozita shqiptare është ndryshe nga partia që prej 13 vitesh i tërheq zvarrë shqiptarët nën drejtimin e Edi Ramës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme