Editorial 31 Janar 2026, 14:56 Nga VNA

Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vendos vija të kuqe për raketat

Ndaje në Whatsapp

Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka sinjalizuar gatishmëri për t’i rinisur bisedimet për çështje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, teksa ka vendosur linja të kuqe sa i përket programit të raketave të Teheranit.

Duke folur më 30 janar në Stamboll, Araqchi ka thënë se Teherani do të ishte gati për t’i rinisur bisedimet me Uashingtonin nëse do të zhvilloheshin, siç ka thënë ai, në mënyrë “të drejtë dhe të barabartë”.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij turk, zyrtari iranian ka thënë se është i hapur për masa që ndihmojnë në ndërtimin e besimit sa i përket programit bërthamor, mirëpo e ka theksuar se qëndrimi ushtarak i Iranit nuk është i negociueshëm.

“Kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe raketat nuk do të jenë kurrë subjekt i negociatave”, ka thënë ai, duke shtuar se deri më tani nuk ka plane për negociata mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Araqchi i ka bërë këto deklarata teksa intensifikohet aktiviteti diplomatik në rajon për të parandaluar një përballje direkte mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë presidentit iranian, Masud Pezeshkian, se Ankaraja mund të shërbejë si ndërmjetësuese në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas Presidencës turke, Ankaraja është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Presidenca iraniane ka cituar Pezeshkianin të ketë thënë se çdo cikël negociatash do të varet nga braktisja e “veprimeve kërcënuese në rajon”.

Megjithatë, analistët besojnë se qëndrimi i Teheranit pasqyron ngurtësi të kahershme dhe jo një ndryshim domethënës.

Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, argumenton se qëndrimi negociues i Iranit ka mbetur i pandryshuar që nga fillimi i vitit 2025, pavarësisht presionit në rritje.

“Republika Islamike as nuk di dhe as nuk është e gatshme të mësojë se çfarë qasje të ketë ndaj [presidentit amerikan] Donald Trump”, ka thënë Vaez për Radion Evropa e Lirë.

Trump, në anën tjetër, i ka kërkesat e veta.

Më 29 janar, ai ka thënë se Irani duhet të ndalë programin bërthamor dhe të ndalë “vrasjen e protestuesve”, duke pretenduar se këto kërkesa tashmë ua ka përcjell zyrtarëve iranianë.

Dy ditë më parë, ai ka thënë se një “armadë masive” është në drejtim të Iranit, dhe ka paralajmëruar se ajo mund të veprojë me “shpejtësi” nëse është e nevojshme, ndonëse ka shprehur shpresën për një “marrëveshje të drejtë” që do ta linte Iranin pa armë bërthamore.

Trazirat në Iran nisën më 28 dhjetor, të nxitura nga rritja e shkallës së inflacionit dhe zhvlerësimi i valutës vendore.

Edhe në vlerësimet më konservatore, numri i të vrarëve shkon në mbi 6.000.

Në matjet tjera, numri shkon në dhjetëra mijëra.

Autoritetet iraniane mohojnë përgjegjësinë, dhe fajin për vrasjet ua lënë të ashtuquajturve terroristë, të cilët pretendojnë se u përkrahën nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli./REL/

Video

Kur bëjnë sherr me njëri tjetrin i thonë dhe ca të vërteta https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Enis Hoxha, ish-nëndrejtori i Hipotekës dhe kunati i Arben Ahmetajt, në SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një replike me deputeten e PD, Jozefina Topalli. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla iu drejtua duke i thënë që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Nga ana tjetër, Topalli është çuar dhe ka replikuar duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Taulant Ballën, dhe se sipas saj zgjedhja e saj në 2021 ishte sepse në krye të PD-së ishte një njeri i kontrolluar nga socialistët. https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Ujëvarat e Niagarës janë ngrirë pjesërisht, duke sjellë turma turistësh për të parë këtë spektakël dimëror. Ujëvarat kanë ngrirë plotësisht vetëm një herë në historinë e regjistruar, në vitin 1848.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme