Editorial 4 May 2026, 09:40 Nga VNA

Fëmijët i vrau ai që “vrau” këndet e lodrave dhe sheshet sportive

Ndaje në Whatsapp
Fëmijët i vrau ai që “vrau” këndet e lodrave dhe

Nga Muriel

Tragjedia e sotme në Durrës nuk është thjesht një statistikë e zezë e radhës, por kronika e një vrasjeje të paralajmëruar ku një shofer i dehur shoi dy jetë fëmijësh dhe la një të tretë duke luftuar me vdekjen. Ky akt i tmerrshëm nuk nisi në timon, por në zyrat ku jeta e qytetarëve u shkëmbye me metra katrorë betoni, duke e kthyer qytetin në një zi të përhershme ku çdo pëllëmbë toke që duhej t’u takonte fëmijëve është gllabëruar pa zhurmë. Reagimi i kryebashkiakes Emiriana Sako, e cila flet për “reflektim të thellë” dhe dhimbje “si nënë”, tingëllon si ironia më e skajshme në një qytet ku hapësirat publike janë vjedhur me bekimin e plotë të Bashkisë. Fjalët e saj janë vetëm një fasadë që tenton të mbulojë mungesën e logaridhënies për masakrën që i është bërë Durrësit ndër vite.

Në këtë skenë krimi urban, roli destruktiv i “Rilindjes” së Edi Ramës ka qenë vendimtar në asgjësimin e hapësirave publike, duke instaluar një model ku fasada shkëlqyese vlen më shumë se siguria e jetës. Nën këtë ombrellë politike, Durrësi u shndërrua në një xhungël betoni, ku trashëgimia e Vangjush Dakos bëri që çdo lulishte të tkurrej deri në zhdukje për t’u bërë shesh ndërtimi. Emiriana Sako thjesht ndoqi të njëjtën rrugë, duke lejuar që hapësirat e përbashkëta të përpihen nga interesi i kullave, duke i detyruar fëmijët të luajnë në vende që nuk janë menduar kurrë për lojë. Ky është dështimi i një shteti që prioritet ka xhepat e pushtetarëve dhe jo mbrojtjen e më të vegjëlve.

Kur një qytet humbet hapësirat e përbashkëta, ai humbet pashmangshmërisht edhe sigurinë, pasi fëmijët e Durrësit sot janë të dënuar të luajnë në trotuare, në rrugë dhe mes makinave sepse fushat e tyre sportive janë kthyer në pallate. Pikërisht në këtë mjedis armiqësor ndodhi tragjedia, duke vërtetuar se kur fëmijët detyrohen të qëndrojnë pranë trafikut, vdekja nuk është më një “aksident rastësor”, por pasojë e drejtpërdrejtë e një realiteti të ndërtuar me vetëdije nga Dako dhe Sako. Ata zgjodhën betonin mbi jetën, duke injoruar çdo paralajmërim në favor të përfitimeve klienteliste.

Ky aksident është vula e përgjakur mbi një model qeverisës që e sheh qytetin si plaçkë lufte dhe jo si shtëpi për qytetarët e tij.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme