Editorial 8 September 2025, 11:33 Nga VNA

Djalli fshihet në detaje: Si po zhbëhet “shpërdorimi i detyrës” në kodin e ri, si kodi penal që amniston ministrat dhe kryeministrin nga përgjegjësia penale

Ndaje në Whatsapp
Djalli fshihet në detaje: Si po zhbëhet “shpërdorimi i

Rezervat për kodin e ri penal zunë një vend të rëndësishëm në debatin publik të ditëve të fundit, por u përqendruan kryesisht tek nenet për shpifjen, lirinë e medias apo prostitucionin – tema me ndjeshmëri të lartë për publikun. Arben Rakipi, duke e prezantuar draftin, u ndal më shumë në këto pika, ndërsa çështja kyçe, korrupsioni, u kalua shkarazi. Pikërisht aty fshihet problemi më i madh: ndryshimet që dobësojnë nenin e shpërdorimit të detyrës, një nga instrumentet më të rëndësishëm për ndëshkimin e abuzimeve shtetërore.

Sipas analizës së specialistëve, projektkodi synon të përjashtojë nga përgjegjësia kryeministrin, ministrat dhe drejtuesit e agjencive shtetërore, duke ia kaluar barrën vetëm zyrtarëve të dorës së dytë. Në rast miratimi, edhe ata që sot janë të dënuar për këtë vepër pritet të amnistohen. Ndërkohë, ndryshimi i kufijve të dënimit është i qartë: nga 7 vite burg në Kodin aktual, në 4 vite në projekt, duke sjellë një zbutje të dukshme të sanksioneve.

Ky ndryshim, në vend që të forcojë mekanizmat kundër korrupsionit, siç ndodh në vende të tjera me probleme të ngjashme, i dobëson ato. Për më tepër, parimi i “ligjit penal më të favorshëm” garanton që dënimet ekzistuese do të rishikohen, duke krijuar efekt domino në sistemin gjyqësor. Kjo do të sillte zbutje ose shfuqizim të shumë vendimeve, duke u perceptuar si një amnisti e maskuar për abuzuesit e shtetit.

Ngushtimi i fushës së veprës është një tjetër element i rëndësishëm. Në vend që të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë, siç ndodh me nenin 248 aktual, projektkodi e kufizon përgjegjësinë vetëm te ata që administrojnë drejtpërdrejt fonde publike. Kështu, majat e administratës – kryeministri, ministrat, deputetët – mbeten jashtë fushës së ligjit, ndërsa specialistët e komisioneve të prokurimit mbeten të ekspozuar.

Edhe mënyra e kryerjes së veprës është ngushtuar. Nga një dispozitë e thjeshtë mbi shkeljen e ligjit, tani kërkohen prova për qëllim kriminal, dëm ekonomik apo tejkalim autoriteti. Këto elemente e bëjnë hetimin dhe provueshmërinë shumë më të vështira, duke e dobësuar SPAK-un dhe prokuroritë në përpjekjet e tyre.

Megjithëse në projekt janë shtuar dispozita të reja si “konflikti i interesit”, “diskriminimi i shtetasve”, “përvetësimi i pasurisë gjatë detyrës” apo “pranimi i dhuratave”, ato nuk mbulojnë boshllëkun që lë shfuqizimi praktik i nenit 248. Në fakt, kjo dispozitë ka qenë për vite me radhë një mjet kyç i drejtësisë shqiptare për të goditur abuzimet, sidomos kur mungonin prova për korrupsion të mirëfilltë.

Përfundimisht, edhe pse ruhet formalisht një nen me titullin “shpërdorimi i detyrës”, në thelb ai është zbrazur nga përmbajtja. Nga një instrument i gjerë, elastik dhe preventiv, ai shndërrohet në një dispozitë të kufizuar, që përjashton zyrtarët më të lartë të shtetit dhe vështirëson hetimin. Pasoja është e qartë: dobësim i arkitekturës së shtetit të së drejtës, humbje e besimit publik dhe krijimi i perceptimit se reforma penale është përdorur për të amnistuar politikanët.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme