Editorial 21 Janar 2026, 14:25 Nga VNA

21 janari, 15 vite pa drejtësi: Ceremoni politike, prova të zhdukura dhe një krim shtetëror ende pa autorë

Ndaje në Whatsapp
21 janari, 15 vite pa drejtësi: Ceremoni politike, prova të zhdukura

Për “21 janarin” ende nuk është bërë drejtësi. Prej 15 vitesh kryhet i njëjti ritual. Edi Rama, dikur në opozitë e sot në pushtet në vitin e 14 të qeverisjes, me karafilë në duar, i shoqëruar nga familjarët e viktimave të demonstratës së dhunshme, ndalet te 4 pllakatat e vendosura në kujtim të tyre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përsërit të njëjtin refren: se një ditë drejtësia do të vihet në vend. Por për një dekadë e gjysmë, për vrasjet e ndodhura në sheshin përpara kryeministrisë, drejtësia nuk është zbardhur e plotë.

Pas krimit shtetëror të konsumuar nën objektivin e kamerave, fillimisht Sali Berisha refuzoi zbatimin e urdhrave të prokurores së Përgjithshme të kohës, Ina Rama, për të ndaluar zinxhirin drejtues të Gardës së Republikës. Ndërsa publikisht deklaroi se vrasjet ishin kryer nga afër, me ato që i quajti çadra-pistoletë.

Teksa përplasjet me gruan që drejtonte organin e akuzës, Sali Berisha mundi të fitojë kohë dhe shumë nga provat u zhdukën. U fshi serveri i kamerave të sigurisë së kryeministrisë. Ndrea Prendi, atë kohë shef i Gardës së Republikës, ndryshoi pjesët e armës që qëlloi gjatë demonstratës. Gjatë procesit të parë penal, ai u dënua me 1 vit burg për vrasje nga pakujdesia, ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burgim. Të dy u dënuan për vrasjet e Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj. Vrasja e Hekuran Dedës dhe ajo e Aleks Nikës mbeten pa autor.

Pas shumë sorrollatjesh e zvarritjesh, SPAK, bazuar në një vendim të Gjykatës së Lartë, nisi hetimet pasi u vu në lëvizje nga familja Nika. Muajt e fundit të 2025-s, prokurorët e posaçëm pyetën për herë të parë Sali Berishën, ish-kryeministër, Lulzim Bashën, ish-ministër i Brendshëm, dhe Bamir Topin, ish-president. Ilir Meta dha po ashtu dëshmi, me kërkesën e tij, edhe pse demonstrata e dhunshme e 2011-s u organizua pas publikimit të video-përgjimit ku vetë Meta shfaqej duke kërkuar ryshfet një shumë prej 700 mijë eurosh, por më vonë mori pafajësinë. Video ishte regjistruar nga një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, Dritan Prifti, i cili ndërroi jetë më vonë.

Hetimet janë tashmë në pritje të dy letërporosive. Një nga Italia, ku pritet akt-ekspertimi i predhës që u hoq nga trupi i Aleks Nikës në një spital në Turqi, ku edhe ndërroi jetë disa ditë pas demonstratës. Dhe po ashtu ekspertiza e disa materialeve audio që pretendohet se janë komunikimet në radio mes efektivëve dhe drejtuesve të Gardës së Republikës.

Familja Nika akuzon Sali Berishën si përgjegjës për vrasjen e Aleksit, që la pas dy vajza të mitura, që tashmë 15 vite më vonë s’kanë mësuar ende se kush dhe pse ua vrau babain.

Një drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar. 21 janari është krim shtetëror. E ndaj, do me çdo kusht që të zbardhet e vërteta. Kush e dha urdhrin të qëllohet mbi protestuesit? Nëse e vërteta nuk do të dalë në dritë, “21 janari” do të jetë një njollë e zezë, jo vetëm mbi atë që njihet si drejtësia e vjetër, por edhe për drejtësinë e re. Sepse një krim, sado perfekt të jetë, gjithmonë e lë një gjurmë.

Video

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK me thirrjet: “Largohu Bashkim Ulaj. Larg duart nga pronat tona. SPAK të bëjë drejtësi. S’e lëshojmë pronën pa gjak.” Janë bashkuar edhe banorë të Durrësit që janë kundër projektit të TID.

Banorët e fshatit Rrjoll kanë dalë në protestë përpara Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Velipojës. Banorët kanë goditur me vezë godinën e SPAK.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 6 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi një autobus u përfshi nga flakët. Mediat vendase raportojnë se ka qenë një burrë që i ka vënë flakën vetes, e me pas i gjithë autobusi është përfshirë në flakë. Ngjarja ndodhi në qytetin Kerzers në Zvicrën perëndimore, kur një autobus që transportonte pasagjerë papritmas u përfshi nga flakët rreth orës 6:25 të pasdites të martën.

Ku je futur o Joridaa.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme