Bota 1 December 2025, 16:54 Nga VNA

Zviceranët votojnë kundër taksës për super të pasurit

Ndaje në Whatsapp
Zviceranët votojnë kundër taksës për super të

Zviceranët hodhën poshtë me shumicë aplikimin e një takse mbi trashëgiminë për super të pasurit. Nisma e organizatës rinore të socialistëve Juso  "Për një politikë sociale ndaj klimës të financuar përmes taksave", e cila synonte që të vendosej një taksë prej 50 përqind mbi trashëgimitë që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane, dështoi në referendum. Sipas Juso-ve paratë nga këto taksa duhet të përdoreshin për mbrojtjen e klimës.

Autoritetet njoftuan njoftuan madje para se të numëroheshin të gjitha votat, se propozimet kishin dështuar, sepse shumica e kantoneve kishin votuar kundër tyre. Për kërkesa të tilla nevojiten si shumica e votave të përgjithshme edhe shumica e votave në kantone.

Partitë dhe shoqatat e biznesit kundër taksës mbi trashëgiminë

Sipas autoriteteve tatimore zvicerane në Zvicër ka rreth 2.500 tatimpagues me një pasuri që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane. Të gjithë së bashku ata zotërojnë një pasuri me vlerë rreth 500 miliardë franga zvicerane. Nëse nisma do të ishte miratuar taksimi i trashëgimive mund të gjeneronte teorikisht katër miliardë franga të ardhura shtesë nga taksat. Sipas planeve të Juso-ve, të ardhurat do të përdoreshin për të financuar projekte për mbrojtjen e klimës.

Një koalicion i gjerë partish politike dhe shoqatash biznesi u angazhua kundër kësaj takse. Ata paralajmëruan se barra shtesë mund t'i shtynte individët e pasur të largoheshin jashtë vendit, duke ulur kështu të ardhurat e përgjithshme tatimore.

Në shumicën e kantoneve zvicerane bashkëshortët dhe pasardhësit e drejtpërdrejtë aktualisht nuk duhet të paguajnë taksë mbi trashëgiminë. Për trashëgimtarët e tjerë zbatohen rregullore të ndryshme, varësisht nga kantoni./DW/

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme