Bota 26 November 2025, 17:13 Nga VNA

Zjarri shkrumbon pallatet në Hong Kong, shkakton katër viktima

Ndaje në Whatsapp

Zjarri shkrumbon pallatet në Hong Kong, shkakton katër viktima

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një ndërtesë në Hong Kong, ku katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga retë e dendura të tymit.

Tym i rëndë ka mbuluar një pjesë të madhe të zonës, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me flakët për ta kontrolluar situatën.

Mediat e huaja raportojnë se shumë persona kanë pësuar djegie të shumta. Afërsia e ndërtesave të tjera, të cilat janë të mbështjella me skela të jashtme prej bambuje, bëri që zjarri të përhapet shpejt edhe në ambientet përreth.

Zjarri shkrumbon pallatet në Hong Kong, shkakton katër viktima

Zjarri shkrumbon pallatet në Hong Kong, shkakton katër viktima

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme