Bota 29 September 2025, 11:22 Nga VNA

Zgjedhje historike/ Forcat proevropiane fitojnë në Moldavi

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhje historike/ Forcat proevropiane fitojnë në Moldavi

Forcat proevropiane në Moldavi mund të marrin frymë të lehtësuara. Në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë, Partia pro-evropiane e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) në pushtet, e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu,  mbrojti shumicën absolute. Pas numërimit të më shumë se 99.5 përqind të të gjitha fletëvotimeve, PAS fitoi shumicën parlamentare me 50.3 përqind të votave. Blloku Patriotik pro-rus i ish-Presidentit Igor Dodon mori 24.3 përqind, sipas informacioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në internet. Bashkëkryetari i "Bllokut Patriotik", ish-presidenti Igor Dodon, bëri thirrje për protesta kundër rezultateve të zgjedhjeve të hënën.

Moldavia kandidate e BE nga viti 2022

Zgjedhjet parlamentare në një nga vendet më të varfra të BE, e që ndodhet mes Rumanisë, anëtare e BE-së, dhe Ukrainës, u konsideruan si më të rëndësishmet nga pavarësia në vitin 1991. Moldavia, me 2.4 milionë banorë është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2022. Presidentja pro-perëndimore Maia Sandu shpreson që shumica e forcave pro-evropiane të vazhdojnë reformat për anëtarësimin e vendit në BE. Fushata zgjedhore u errësua nga akuza të ndërsjella për ndërhyrje në zgjedhje. Autoritetet moldave folën për blerje të votave nga Rusia, dezinformim në mediat sociale dhe sulme kibernetike. Presindetja moldave, Maia Sandu e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje masive në fushatën zgjedhore. Ajo i kishte quajtur më parë këto zgjedhje parlamentare si "më të rëndësishmet në historinë e Moldavisë". Pasi votoi në kryeqytet, Kishinau, presidentja tha të dielën se vendi i saj ishte në "rrezik":

Pjesëmarrje e lartë zgjedhore

Edhe forcat pro-ruse të bllokut Alternativa dhe partia Nostru e biznesmenit Renato Usatii gjithashtu mund hyjnë në parlament in 101 vendësh me mandate katërvjeçare. Habi shkaktoi kalimi i pragut të pesë përqindëshit pasi u numëruan votat e para nga partia PPDA, e themeluar dikur për bashkim me Rumaninë.

Pjesëmarrja në votime u raportua pak mbi 52 përqind, më e lartë se në vitin 2021 (48 përqind). Por rezultati i votimit varet sidomos nga pjesëmarrja e diasporës jashtë vendit. Qindra mijëra moldavë jetojnë në BE dhe tradicionalisht kanë një ndikim të madh në atë se kush qeveris atdheun e tyre. Rezultati paraprak përfundimtar pritet gjatë së hënës./DW 

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme