Bota 18 August 2025, 09:15 Nga VNA

Zelenskyy në Uashington, përballje vendimtare me Trump për paqen në Ukrainë

Ndaje në Whatsapp
Zelenskyy në Uashington, përballje vendimtare me Trump për paqen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të zhvillojë sot një takim vendimtar në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Vizita vjen në një moment kritik për të ardhmen e luftës në Ukrainë, vetëm pak ditë pas takimit mes Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Alaskë – ku u diskutua për një marrëveshje të mundshme paqeje.

 

Takimi i sotëm pritet të jetë me shumë peshë politike dhe diplomatike. Për të shmangur përsëritjen e përplasjes së fundit me Trump – i cili dikur e kritikoi publikisht që nga veshja e deri te kërkesat për ndihmë ushtarake – Zelenskyy këtë herë nuk është i vetëm. Ai shoqërohet nga një grup udhëheqësish të lartë evropianë, që synojnë të shmangin çdo marrëveshje që do të kërkonte lëshime territoriale nga Kievi.

Sipas axhendës së publikuar, takimi zyrtar nis në orën 13:15 me orën lokale (19:15 me orën shqiptare), ndërsa në orën 21:00 do të mbahet takimi i përbashkët me liderët evropianë. Ende nuk ka një kohëzgjatje të përcaktuar për këtë takim.

Pak orë para takimit, Trump publikoi një mesazh në rrjetin e tij Truth Social, ku deklaroi se Zelenskyy “mund ta përfundojë menjëherë luftën nëse dëshiron”, duke përjashtuar mundësinë që Ukraina të rikthejë Krimenë apo të anëtarësohet në NATO. “Nuk ka asnjë mënyrë për të rimarrë Krimenë e dhënë nga Obama… Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë,” shkruan Trump në postimin e tij.

Takimi pritet të jetë vendimtar për ecurinë e negociatave të paqes dhe për pozicionin ndërkombëtar të Ukrainës në muajt në vijim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme