Bota 10 December 2025, 11:05 Nga VNA

Zelensky deklaron gatishmërinë për zgjedhje, ndërsa pranon mungesën e forcës për të rimarrë territoret e pushtuara

Ndaje në Whatsapp
Zelensky deklaron gatishmërinë për zgjedhje, ndërsa pranon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar për herë të parë se është i gatshëm të zhvillojë zgjedhjet presidenciale, të cilat ishin planifikuar për vitin 2024, por u shtynë për shkak të luftës me Rusinë. Ai tha se nesër do të jetë në Ukrainë dhe pret propozimet për ndryshimet ligjore që do të mundësonin mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Zelensky kërkoi që SHBA-ja dhe vendet evropiane të garantojnë sigurinë e procesit, duke theksuar se zgjedhjet mund të mbahen “brenda 60 deri në 90 ditësh” nëse siguria sigurohet.

Presioni për zgjedhje është rritur së fundmi edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili kritikoi faktin që Ukraina nuk ka zhvilluar zgjedhje për një periudhë të gjatë, duke vënë në dyshim standardet demokratike të vendit.

Ndërkohë, Zelensky po përballet me dobësim politik për shkak të një skandali korrupsioni që prek edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Përveç deklaratave mbi zgjedhjet, ai bëri edhe një pranim të rrallë duke thënë se Ukraina aktualisht nuk ka fuqinë e nevojshme ushtarake dhe mbështetjen e mjaftueshme të aleatëve për të rimarrë Krimenë dhe territoret e tjera të pushtuara nga Rusia.

“Do të jem i sinqertë: sot nuk kemi forcën për të gjitha këto. Nuk kemi mbështetje të mjaftueshme,” u shpreh Zelensky.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme