Bota 1 February 2026, 22:49 Nga VNA

Zbardhet email për vajzën shqiptare në dosjen Epstein: Ajo do të bëjë çdo lloj pune

Ndaje në Whatsapp

Zbardhet email për vajzën shqiptare në dosjen Epstein: Ajo do

Në dokumentet e publikuara nga dosja hetimore e Jeffrey Epstein, ku evidentohej rasti i një vajze shqiptare me inicialet E.T., e cila në mars të vitit 2017 rezulton të ketë aplikuar për një pozicion pune si asistente personale, përmes një ndërmjetësi.

Sipas dokumenteve, vajza shqiptare kishte dërguar CV-në dhe ishte informuar se, për të vijuar aplikimin, duhej të dorëzonte tre fotografi personale dhe një video prezantuese. Në CV-në e saj, ajo deklaronte se jetonte në Tiranë, ndërsa në një komunikim të brendshëm drejtuar Epstein thuhej se ajo ndodhej në Paris. Nuk rezulton që ajo të ketë pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Epstein, por vetëm përmes ndërmjetësit.

Email-i i datës 29 mars 2017

Në vijim të këtij rasti, një email tjetër i datës 29 mars 2017, pjesë e së njëjtës dosje, hedh dritë mbi fazën e mëtejshme të përzgjedhjes së kandidateve. Në këtë komunikim, një bashkëpunëtore i dërgon Epstein-it një listë me “kandidatet kryesore”, duke i bashkëngjitur fotografi dhe video për secilën prej tyre, me qëllim vlerësimin paraprak.

Në email përmendet edhe një kandidate ruse, e përshkruar si 21 vjeçe, e arsimuar në SHBA, me vizë pune amerikane, e gatshme për punë dhe për t’u takuar personalisht nga Epstein, nëse ai do ta konsideronte të përshtatshme.

Në të njëjtin komunikim, përmendet sërish edhe vajza shqiptare, e cila përshkruhet si pjesë e listës së kandidateve, për të cilën theksohet se kishte dërguar video dhe se ishte e gatshme për çdo punë, por se kishte komplikime me dokumentacionin.

Dokumentet nuk sqarojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtën vajzë shqiptare të identifikuar me inicialet E.T., por përputhja kohore, kërkesa për foto dhe video, si dhe forma e komunikimit, e vendosin këtë email në vijim të drejtpërdrejtë të rastit të publikuar më herët nga Dritare.net.

Bashkëpunëtorja: Jeffrey, të bashkëngjitura janë kandidatet kryesore.
Mund t’i zmadhosh fotografitë në Word.

Bashkëpunëtorja:
Duhet ta takosh dhe ta punësosh vajzën ruse […] nëse të pëlqen.
Ajo është 21 vjeçe, e arsimuar në universitet në SHBA, ka vizë pune amerikane dhe dëshiron shumë një punë.

Bashkëpunëtorja:
Është e gatshme të bëjë çfarë t’i kërkosh.
Është shumë e bukur, sharmante, e përulur dhe kureshtare për gjëra të reja.

Bashkëpunëtorja:
Është si unë para gjashtë vitesh vetëm, në një vend të ri, duke kërkuar më të mirën.
Edhe shumë e dobët.
Bëmë një bisedë shumë të bukur.

Bashkëpunëtorja:
Edhe kandidatët e tjerë janë interesantë,
por nuk janë të bazuar në Nju Jork.

Bashkëpunëtorja (për vajzën shqiptare):
Vajza shqiptare gjithashtu do të bëjë çdo lloj pune që ti dëshiron që ajo të bëjë,
por është shumë e komplikuar nga ana e dokumenteve.

Bashkëpunëtorja:
Ke edhe videon për të.

Bashkëpunëtorja:
Më njofto kur t’i takosh ose të flasësh me ndonjërën…

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme