Bota 4 September 2025, 07:32 Nga VNA

Xi, Putin dhe Kim, një treshe kundër Perëndimit

Ndaje në Whatsapp
Xi, Putin dhe Kim, një treshe kundër Perëndimit

Me një paradë të madhe ushtarake Kina demonstroi fuqinë e saj gjeopolitike në rritje. Parada në Sheshin Tiananmen në Pekin shënoi 80-vjetorin e humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Ndër 20 të ftuarit e nderit të Presidentit dhe udhëheqësit të Partisë Xi Jinping ishin Presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Të bashkuar në rivalitet kundër shteteve demokratike
“Ishin pamje që bota nuk i kishte parë kurrë më parë – dhe që me shumë gjasa do të hyjnë në librat e historisë: Presidenti rus Vladimir Putin së bashku me diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, përkrah Presidentit kinez Xi Jinping. Kurrë më parë ata nuk ishin shfaqur në publik të tre së bashku dhe nuk kishin demonstruar një unitet të tillë.”

“Në tapetin e kuq dhe në foton në grup me më shumë se 20 të ftuarit e tjerë, treshja është në qendër dhe bie në sy. Xi, Putin dhe Kim, të bashkuar në rivalitetin e tyre kundër shteteve demokratike, veçanërisht kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një treshe që, nëse do të mundte, do ta ndryshonte me kënaqësi rendin botëror dhe do ta shihte me dëshirë shembjen e demokracive.” – shkruan korrespondetja e ARD-së, Eva Lamby-Schmitt.

Njerëzimi sot gjendet “përballë një zgjedhjeje midis paqes dhe luftës, dialogut ose konfrontimit”, tha Xi në fjalimin e tij. Kina do të qëndrojë “vendosmërisht në anën e duhur të historisë” dhe do t’i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor, theksoi Xi.

“Detyrë vëllazërore”
Gjatë takimit në Pekin presidenti rus Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vlerësuan partneritetin e ngushtë midis vendeve të tyre, duke përmendur edhe në luftën në Ukrainë.

“Marrëdhëniet midis vendeve tona kohët e fundit kanë marrë një karakter të veçantë, të besueshëm, miqësor dhe aleat”, tha Presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me Kim Jong Un.

Shefi i Kremlinit e falënderoi shprehimisht Kim Jon Un për dërgimin e ushtarëve të Koresë së Veriut për të mbështetur forcat ruse në luftën kundër Ukrainës: “Ne kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat e bëra nga forcat tuaja të armatosura dhe familjet e ushtarëve tuaj”. – tha Putini.

Me iniciativën e Kim, trupat e Koresë së Veriut “morën pjesë në çlirimin e rajonit Kursk”, theksoi Putin. Në fillim të këtij viti në luftimet në rajonin kufitar perëndimor rus Kursl, i cili ishte i pushtuar përkohësisht nga trupat ukrainase, u vranë rreth 2.000 ushtarë koreano-veriorë.

Kurse Kim i tha Putinit: “Nëse ka diçka që mund ose duhet të bëj për ju dhe popullin rus, e konsideroj si detyrën time vëllazërore.” Kur po ndaheshin Kim-i e përqafoi Putinin duke folur për një takim të ardhshëm. “Po ju presim, ejani”, u përgjigj Putin.

Përbetim kundër SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e komentoi paradën në platformën e tij online Truth Social me fjalët: “I uroj Presidentit Xi dhe popullit të mrekullueshëm të Kinës të përjetojnë një festë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Ju lutem shprehuni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit, ndërsa po komplotojnë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Kremlini e hodhi poshtë deklaratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut po përbetohen kundër Uashingtonit. “Dua të them se askush nuk nxiti ndonjë komplot, askush nuk kurdisi asgjë”, tha Juri Ushakov, këshilltari për politikën e jashtme të Putinit. Shpresojmë që komentet e Trumpit ishin menduar si ironi, tha ai. /DW

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme