Bota 22 January 2026, 15:28 Nga VNA

Vjosa Osmani nënshkruan me Donald Trump në Davos. Cilat janë 19 shtetet që kanë nënshkruar marrveshjen e Bordit të Paqes?

Ndaje në Whatsapp
Vjosa Osmani nënshkruan me Donald Trump në Davos. Cilat janë 19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një ceremonie të mbajtur të enjten në Davos, Zvicër.

Para nënshkrimit, Osmani i ka zgjatur dorën Trumpit dhe kanë shkëmbyer disa fjalë për pak sekonda, në një moment të shkurtër simbolik gjatë ceremonisë.

Kosova është një nga 19 shtetet që kanë firmosur në ditën e themelimit të këtij Bordi. Krahas saj, nënshkrimin e kanë dhënë edhe Argjentina, Armenia, Bullgaria, Bahrejni, Azerbajxhani, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Katari, Maroku, Pakistani, Paraguai, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Mongolia.

Bordi i Paqes i shpallur nga Trump synon të krijojë një platformë të re ndërkombëtare për ndërmjetësim dhe adresim të konflikteve globale, ndërsa përfshirja e Kosovës shënon një hap të ri në angazhimin e saj diplomatik në iniciativa ndërkombëtare.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme