Bota 6 March 2026, 21:55 Nga VNA

VIDEO/ Lufta në Iran! Për herë të parë SHBA përdori raketa precize, me rreze veprimi deri në 500 kilometra! Çfarë janë PrSM?

Ndaje në Whatsapp
VIDEO/ Lufta në Iran! Për herë të parë SHBA

Lufta që SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit nisi në orët e para të së shtunës së kaluar duke shënuar tashmë një javë.

Një konflikt që vijoi me një seri sulmesh ajrore në Teheran. Por një element që bie në sy në konfliktin e vazhdueshëm është përdorimi për herë të parë nga SHBA-të,  i Raketave Precize të Sulmit (PrSM), që u njoftua nga Komanda Qendrore e SHBA-së ( CENTCOM ), e cila është përgjegjëse për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Me një rreze veprimi deri në 500 km, PrSM-të (Raketat Precize të Sulmit) forcojnë ndjeshëm arsenalin e Uashingtonit, duke zëvendësuar ATACM-të.

Konkretisht, CENTCOM publikoi nëpërmjet një postimi në platformën X se PrSM-të, kanë “aftësi të pakrahasueshme goditjeje “.

Përdorimi i këtyre raketave shënon një zhvillim të rëndësishëm për SHBA-në, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Çfarë janë Raketat Precize të Sulmit (PrSM)?

PrSM-të janë sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi dhe precizion të lartë, të prodhuara nga kompania amerikane Lockheed Martin. Kompania i dorëzoi PrSM-të e para Ushtrisë Amerikane në dhjetor 2023. Këto raketa kanë një rreze veprimi që varion nga 60 (37 milje) deri në 499 kilometra (310 milje) dhe janë të pajtueshme me sistemet e lëshimit MLRS M270 dhe HIMARS , të cilat janë zhvilluar gjithashtu nga Lockheed Martin dhe përdoren nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kompania thekson se PrSM-të janë jashtëzakonisht fleksibile dhe mund të vendosen shpejt, duke u dhënë forcave të armatosura mundësinë për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave strategjike.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme