Bota 31 January 2026, 16:32 Nga VNA

Venezuela shpall amnisti për të burgosurit politikë, lirohet edhe një shqiptar

Ndaje në Whatsapp

Venezuela shpall amnisti për të burgosurit politikë, lirohet edhe

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka shpallur një ligj të gjerë amnistie që synon lirimin e qindra të burgosurve politikë, në një përpjekje për të nxitur pajtimin kombëtar dhe për të ulur tensionet politike në vend.

Mes të liruarve ka pasur edhe shtetas shqiptarë, i identifikuar me inicialet J.N., i cili ishte arrestuar me akuza për përfshirje në një komplot të dyshuar ndaj ish-presidentit Nicolás Maduro. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e Kryqit të Kuq, në pritje të lejes për t’u kthyer në Shqipëri.

Nisma mbulon çështje që nga viti 1999, por përjashton krime të rënda si vrasja, trafiku i drogës dhe korrupsioni. Autoritetet raportojnë se qindra persona janë liruar tashmë, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut thonë se shumë të tjerë mbeten ende pas hekurave.

Në të njëjtën kohë, qeveria njoftoi edhe mbylljen e burgut famëkeq El Helicoide, i njohur për akuzat për abuzime ndaj të burgosurve, i cili pritet të shndërrohet në një qendër sociale dhe sportive.

Ky vendim vjen pas ndryshimeve të fundit politike në Venezuelë dhe shihet si një hap drejt normalizimit të situatës, edhe pse kritikët kërkojnë më shumë transparencë dhe drejtësi në procesin e lirimeve.

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme