Bota 5 September 2025, 15:42 Nga VNA

Vaksinat, “kryqëzohet” Kennedy/ Debat i ashpër në Senat, demokratët: Ka dezinformuar amerikanët

Ndaje në Whatsapp
Vaksinat, “kryqëzohet” Kennedy/ Debat i ashpër në

Në një seancë të tensionuar dëgjimore në Senatin amerikan, sekretari i Shëndetësisë, Robert Kennedy Junior, mbrojti pikëpamjet e tij rreth vaksinave, pandemisë së Covid-19 dhe çështjeve të tjera të ndjeshme që kanë qenë në qendër të debatit politik në Shtetet e Bashkuara, sidomos pas rikthimit të Donald Trump në pushtet. Seanca dëgjimore, e cila zgjati rreth tre orë, u zhvillua një javë pasi Kennedy shkarkoi kreun e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), pas një përplasjeje mbi politikat e tij të vaksinimit. Ky veprim i Kennedy-t shkaktoi polemika të mëdha, duke ndezur edhe më tej tensionet politike mbi çështjen e shëndetit publik.

Demokratët e ashpër ndaj Kennedy-t

Demokratët e akuzuan sekretarin e Shëndetësisë se ka dezinformuar amerikanët, ka gënjyer mbi efektivitetin e vaksinave dhe ka kufizuar qasjen e qytetarëve tek to. Disa prej tyre përdorën një gjuhë tepër të fortë, duke e quajtur atë “sharlatan” dhe madje i kërkuan të dorëhiqet.

Ligjvënësit e pyetën vazhdimisht mbi qëndrimin e tij për vaksinën kundër Covid-19, duke theksuar se vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë gjatë pandemisë. Ata e pyetën nëse ai pranon faktin që mbi 1 milion amerikanë humbën jetën nga koronavirusi. Kennedy u përgjigj se nuk i di shifrat e sakta, duke fajësuar “kaosin e të dhënave” gjatë administratës së Joe Biden.

Republikanët, të përçarë në qëndrime

Republikanët e përdorën një ton më të matur, por disa shprehën gjithashtu shqetësime. Senatori Bill Cassidy, i cili është edhe mjek dhe që dha një votë kyçe për ta konfirmuar Kennedy-n në post, u tregua më i ashpër ndaj tij, duke e akuzuar se ka kufizuar qasjen në vaksina për kategori të caktuara të popullsisë.

Nën udhëheqjen e Kennedy-t, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi së fundmi një raund të ri vaksinash përforcuese kundër Covid-19, por vetëm për grupe më të kufizuara: të rriturit mbi 65 vjeç dhe personat me probleme shëndetësore serioze. Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra nga ekspertët dhe ligjvënësit, të cilët e konsideruan një hap prapa në luftën kundër pandemive.

Vaksinat e tjera dhe fruthi

Senatorët vunë në dukje se Kennedy ka bërë deklarata kontradiktore lidhur me vaksinat në përgjithësi, përfshirë edhe imunizimin kundër fruthit. SHBA këtë vit është përballur me përhapjen më të rëndë të fruthit në dekada. Ndërsa Kennedy publikisht ka mbështetur vaksinimin si mënyrën më të mirë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, ai gjithashtu ka përsëritur pretendime të rreme për sigurinë dhe efikasitetin e saj. Po të njëjtën gjë ka bërë edhe për vaksinat anti-Covid dhe ato që përdorin teknologjinë mRNA, duke ngritur dyshime mbi sigurinë e tyre.

Dyshime edhe për pilulën e abortit

Gjatë seancës, Kennedy shprehu gjithashtu rezerva dhe dyshime rreth sigurisë së pilulës së abortit, duke e bërë edhe më të ashpër debatin mes tij dhe demokratëve.
Seanca dëgjimore tregoi thellimin e ndasive politike në SHBA rreth çështjeve të shëndetit publik dhe vaksinimit, me demokratët që e akuzojnë Kennedy-n për dezinformim të rrezikshëm dhe me disa republikanë që gjithashtu po distancohen nga qasjet e tij.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme