Bota 22 November 2025, 14:13 Nga VNA

Ushtria izraelite vazhdon të shkelë armëpushimin, intensifikon sulmet në 4 qytete të Rripit të Gazës

Ndaje në Whatsapp

Ushtria izraelite vazhdon të shkelë armëpushimin, intensifikon

Ushtria izraelite vazhdoi të shkelë marrëveshjen e armëpushimit, e cila hyri në fuqi më 10 tetor, duke intensifikuar sulmet ajrore dhe goditjet me artileri në katër qytete të Rripit të Gazës, si dhe duke shtuar shkatërrimin e banesave dhe objekteve të tjera.

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite që nga orët e mëngjesit ka kryer dhjetëra sulme ajrore në lindje të qyteteve Rafah dhe Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, në zonat që kontrollon sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Sulmet ajrore prekën gjithashtu disa pjesë të lagjeve Et-Tuffah dhe Shujaiyya në lindje të Qytetit të Gazës, të cilat, sipas marrëveshjes së armëpushimit, janë nën kontrollin e Izraelit.

Sulmet ajrore u shoqëruan edhe nga shkatërrimi i banesave dhe objekteve me mjete të mbushura me eksploziv, si dhe goditje të vazhdueshme intensive të artilerisë, përfshirë edhe lindjen e qytetit Deir al-Balah në pjesën qendrore të Gazës.

Sipas korrespondentit të AA-së, bombardimet dhe shkatërrimet e kryera nga ushtria izraelite në Gaza janë përshpejtuar edhe më shumë ditët e fundit, ndërsa shumë automjete ushtarake kanë avancuar qindra metra në zonat nga të cilat ushtria izraelite ishte tërhequr në lindje të Qytetit të Gazës, sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Ky avancim i mjeteve ushtarake ka shkaktuar zhvendosjen e qindra personave nga lagjet Shujaiyya dhe Tuffah, nga frika se bombardimet izraelite do të vazhdojnë ndërsa ushtria zgjeron kontrollin e saj.

Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, më shumë se 69 mijë palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën dhe mbi 170 mijë të tjerë janë plagosur. OKB-ja vlerëson se kostoja e rindërtimit arrin në rreth 70 miliardë dollarë./Trt World/

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme