Bota 7 Shtator 2025, 14:34 Nga VNA

Ushtria izraelite nuk ka të ndalur, tjetër thirrje banorëve të Gazës të largohen

Ndaje në Whatsapp
Ushtria izraelite nuk ka të ndalur, tjetër thirrje banorëve

Ushtria e Izraelit në prag të ofensivës së madhe u ka bërë thirrje banorëve në qytetin e Gazës që të largihen. Zona bregdetare Al-Mavasi duhet të shërbejë si zonë e sigurtë – por sipas OKB-së, ajo është e tejmbushur.

Një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit u bëri thirrje njerëzve në zonën bregdetare Al-Mavasi që të gjejnë mbrojtje. "Menjëherë zonën e Al-Mavasi do ta shpallim zonë humanitare", thuhet në një njoftim të ushtrisë izraelite të publikuar në arabisht në platformat sociale.

Ky njoftim u adresohet "të gjithë banorëve të Gazës, që ndodhen këtu". Kuartieri i Al-Mavasit në afërsi të Chan Junis ka infrastrukturën e nevojshme për spitalet e fushimit, linjat e ujësjellësit dhe impiantet e çkripëzimit të ujit, vuri në dukje zëdhënësi i ushtrisë në platformën X.

Në këtë zonë po dërgohen edhe ndihma. Ndihmat do të vazhdojnë pa ndërperrje bashkë me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare, paralelisht me zgjerimin e aksionit ushtarak, thuhet më tej.

OKB paralajmëron: Zona e mbrojtur e tejmbushur

Zona e shpallur nga ushtria izraelite si zonë e mbrojtur është qysh tani e tejmbushur me njerëz. Sipas të dhënave të OKB-së në qershor 2025 në një sipërfaqe prej nëntë kilometrash katror ndodheshin 425.000 vetë. Ata jetojnë në kampe me çadra të mëdha. Organizatat e OKB-së e përshkruajnë gjendjen me pajisje higjeno-sanitare dhe për grumbullimin e mbetjeve si të papërshtatshme. Edhe kapacitetet në klinikat ambulante të fushimit janë të pamjaftueshme për numrin e madh të njerëzve.

Izraeli e pati shpallur Al-Mavasin që në fillim të luftës, së shkaktuar prej masakrës së organizatë sterroriste Hamas më 7 tetor 2023, si zonë të sigurtë. Pavarësisht kësaj ushtria qysh atëherë ka vazhduar me sulme nga ajri në këtë zonë. Si argument ushtria thotë, se sulmon terroristët e Hamasit, që fshihen në radhët e popullsisë civile.

Ndërtesë e lartë shkatërrohet në Gazë nga sulmi

Ushtria izraelite të shtunën (06.09.2025) përmes një sulmi të paralajmëruar nga ajri shkatërroi një ndërtesë 15 kate të lartë në Gazë. Sipas ushtrisë së Izraelit në këtë godinë "terroristët e Hamasit" kishin instaluar teknikë dhe pika vrojtimi, "për të vëzhguar trupat izraelite". Ministri i Mbrojtjes Israel Katz publikoi një video në platformën X duke shkruar: "Ne do të vazhdojmë."

Netanjahu: Ofensiva në qytetin e Gazës e domosdoshme

Forcat e armatosura të Izraelit përpara një jave nisën ofensivën në periferitë e Gazës në veri të territoreve palestineze. Kryeministri Benjamin Netanjahue konsideron qytetin më të madh në Rripin bregdetar të Gazës si bastionin e fundit të Hamasit. Marrja e këtij qyteti është e domosdsohme, për ta mposhtur organizatën terroriste radikal-islamike.

Qindra mijëra kërcënohen të dëbohen

Sipas të dhënave izraelite ushtria kontrollon gati gjysmën e Gazës. Gjithsej rreth 75 pqrsin e Rripit të Gazës ndodhet nën kontrollin izraelit. Në valën e ofensivës qindra mijëra palestinezë, që kanë gjetur mbrojtje këtu, mund të dëbohen. Veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës po kritikohen gjithnjë e më shumë nga shumë vende të botës. Por edhe në Izrael po shtohen zërat e protestës për t'i dhënë fund luftës me një marrëveshje, që të garantojë lirimin e pengjeve izraelite, që mbahen nga Hamasi.(DW)

 

Video

Mesditën e së dielës, në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, një përplasje mes dy familjeve ka përfunduar me dy persona të plagosur. Mësohet se dy familjet, të cilat banonin pranë njëra-tjetrës, u përfshinë në një konflikt fizik dhe si pasojë, dy persona mbetën të plagosur. Ata u dërguan në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ku njëri prej tyre ishte goditur me thikë, ndërsa tjetri kishte marrë dëmtime nga sende të forta. Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po kryen ndjekje për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. https://www.vna.al/kronika/konflikti-mes-fqinjeve-ne-durres-perfundon-me-dy-te-plagosur-i14195

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Prekal të Shkodrës, janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht dy automjete tip “Benz” dhe “Range Rover”, në përdorim nga shtetasi E. N., 35 vjeç. Mjetet ndodheshin të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. https://www.vna.al/kronika/nje-35-vjecari-ne-shkoder-i-djegin-dy-makinat-luksoze-prane-baneses-i14192

Ekstradohet Soni Pepa nga Republika Domenikane drejt Shqipërisë. Ai ishte në kërkim për trafik kokaine dhe ishte pjesë e klanit kriminal Çopja. https://www.vna.al/kronika/u-arrestua-ne-republika-domenikane-soni-pepa-ekstradohet-drejt-shqiperis-i14182

? Elefantët mund ta gjejnë ujin përmes nuhatjes Sipas një studimi të ri, elefantët afrikanë kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të lokalizuar ujin duke përdorur vetëm nuhatjen e tyre. Studiuesit kryen dy eksperimente me elefantë gjysmë të zbutur për të përcaktuar nëse vetëm sinjalet e nuhatjes mund t’i drejtonin drejt burimeve të ujit. Në teste, elefantët zgjidhnin vazhdimisht ujin nga burime natyrale dhe artificiale në vend të ujit të distiluar, duke treguar se ata mund ta dallonin ujin përmes erës. Për më tepër, ata mund të dallonin tre komponime organike të paqëndrueshme (VOC) që shpesh lidhen me ujin — geosmina, 2-metilizoborneoli dhe dimetil sulfuri — edhe pse këto komponime nuk ishin të pranishme në mostrat e ujit të përdorura në studim. Kjo sugjeron se elefantët po zbulojnë komponime të tjera të paqëndrueshme, ndoshta më komplekse ose më të njohura për ta, për të njohur ujin. Aftësia e tyre për ta bërë këtë në distanca të shkurtra tregon për një përshtatje evolutive për të mbijetuar në mjedise ku uji është i pakët dhe ndonjëherë i fshehur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme