Bota 27 August 2025, 20:56 Nga VNA

Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor, plagosen shtatë persona

Ndaje në Whatsapp
Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor, plagosen

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë më 27 gusht, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe ka raportuar për të paktën shtatë të plagosur gjatë këtij operacioni.

Ushtria izraelite ka konfirmuar për AFP-në se forcat e saj po kryejnë një operacion në këtë qytet në veri të Bregut Perëndimor, por nuk kanë dhënë detaje se cili është qëllimi i tij. Operacioni nisi në orën 03:00, sipas kohës lokale, thanë banorët, të cilët raportuan se ushtarët me autoblinda ia mësynë disa lagjeve të qytetit të vjetër të Nablusit, që ka një popullsi prej rreth 30.000 banorësh. Operacioni vjen një ditë pasi forcat izraelite në Ramallah, ku gjendet selia e Autoritetit Palestinez, bën bastisje në një këmbimore në qendër të qytetit, duke lënë të plagosur dhjetëra palestinezë, sipas Shoqatës palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe.

Guvernatori i Nablusit, Ghassan Daghlas, i tha AFP-së se “sulmi i së mërkurës… është thjesht një shfaqje force pa asnjë justifikim”. Ndërkaq, një dëshmitar tha se ushtarët dëbuan një çift nga shtëpia e tyre. Është raportuar po ashtu për përleshje në pjesën lindore të qytetit të vjetër, kur të rinjtë hodhën gur në drejtim të ushtrisë izraelite, e cila raportohet se është përgjigjur me zjarr dhe me gaz lotsjellës.

Gjysmëhëna e Kuqe tha se ekipet e saj kanë trajtuar pesë të plagosur me plumba gome, ndërkaq një tjetër ishte plagosur me armë zjarri.

Ndërkaq, zëdhënësi i Autoritetit Palestinez, Nabil Abu Rudeineh, përmes një deklarate dënoi “përshkallëzimin izraelit në qytetet dhe kampe të refugjatëve”, duke i quajtur operacionet e fundit “të rrezikshme dhe të papranueshme”.

Qyteti i vjetër i Nablusit ka qenë në qendër të disa operacioneve të mëdha izraelite, përfshirë ato në vitet 2022 dhe 2023 gjatë aksioneve të gjera kundër një grupi lokal të luftëtarëve të armatosur, si dhe në vitin 2002 gjatë intifadës së dytë – apo kryengritjes – palestineze. Në fillim të qershorit 2025, një operacion ushtarak izraelit në Nablus rezultoi me vrasjen e dy palestinezëve. Që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit 2023, dhuna është rritur ndjeshëm në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e ka okupuar që nga viti 1967.

Trupat izraelite ose kolonët në Bregun Perëndimor kanë vrarë të paktën 972 palestinezë, përfshirë militantë dhe civilë, që nga fillimi i luftës në Gaza, sipas një përllogaritjeje të AFP-së bazuar në shifrat e Autoritetit Palestinez.

Në të njëjtën periudhë, të paktën 36 izraelitë, si civilë ashtu edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë në sulme ose gjatë operacioneve ushtarake në këtë territor, sipas shifrave izraelite./REL

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme