Bota 12 October 2025, 21:29 Nga VNA

Udhëtimet në Aushvitz shërbenin si të ishim antifashistë, jo antisemitistë”, Ministja e qeverisë “Meloni” shkakton tërmet në politikën italiane

Ndaje në Whatsapp
Udhëtimet në Aushvitz shërbenin si të ishim

Ministrja e Familjes, Eugenia Roccella, ka shkaktuar reagime të shumta pas deklaratave të bëra në një konferencë në Romë, ku është diskutuar mbi antisemitizmin dhe rëndësinë e udhëtimeve arsimore në Auschwitz. Ajo e konsideroi antisemitizmin si një fenomen të lidhur ngushtë me fashizmin dhe argumentoi se udhëtimet edukative në Aushvic shërbejnë për të treguar se antisemitizmi ishte një çështje që u përket kohës së fashizmit dhe jo diçkaje të aktualizuar.

“Çfarë ishin udhëtimet në Auschwitz? Ishin ekskursione? Ato shërbenin për të na treguar se antisemitizmi ishte një çështje që i përkiste fashizmit, dhe asgjë më shumë. Problemi ishte të ishim antifashistë, jo të ishim antisemitë”, tha ministrja gjatë fjalës së saj në konferencën “Historia e përmbysur dhe e ardhmja që duhet ndërtuar”, të organizuar nga Unioni i Komuniteteve Hebraike Italiane (UCEI).

Këto komente shkaktuan një reagim të fortë nga Liliana Segre, senatore përjetshme dhe e mbijetuar e Auschwitzit. Ajo iu përgjigj ministres, duke theksuar se edukimi për Holokaustin duhet të bazohet në njohjen e plotë të historisë dhe se kujtimi i tragjedisë së përjetuar nga hebrenjtë dhe grupe të tjera duhet të jetë një mësim për brezat e ardhshëm.
“E kam të vështirë të besoj se një ministër i Republikës mund të thoshte se udhëtimet edukative në Auschwitz u inkurajuan për të nxitur antifashizmin. Edukimi duhet të nxisë njohjen e së vërtetës, që mund të lëndojë ata që kanë skelete në dollapët e tyre”, tha Segre.
Komentet e Roccella-s kanë shkaktuar reagime të shumta nga opozita. Sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, e quajti deklaratën të pahijshme dhe kërkoi një distancim të qartë nga kryeministrja Giorgia Meloni. Matteo Renzi, lider i Italia Viva, e mbështeti Segre-n, duke e cilësuar reagimin ndaj Roccella-s si një mbrojtje të kujtimit të Holokaustit.
Ministrja Roccella ka kundërshtuar akuzat dhe ka sqaruar se qëllimi i saj nuk ishte mohuar vlerën edukative të udhëtimeve në Aushvic, por të nxirrte në pah antisemitizmin bashkëkohor, që është ringjallur pas ngjarjeve të 7 tetorit 2023, pas masakrës në Izrael dhe përplasjeve në Gaza.
“Udhëtimet në Aushvic janë një mjet edukativ, por për të adresuar antisemitizmin aktual, ne duhet të kuptojmë se ai ka lindur nga një bashkëveprim i fushave të ndryshme dhe se duhet të përballemi me të pa i mbyllur sytë ndaj të kaluarës”, tha Roccella.
I ndërtuar nga nazistët si kamp përqendrimi dhe vdekjeje, Aushvici ishte kampi më i madh i nazistëve dhe qendra më e madhe e vrasjeve masive e krijuar ndonjëherë. Gjatë ekzistencës së tij, në Aushvic u vranë 1.1 milionë njerë, kryesishtë hebrenj.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme