Bota 11 October 2025, 08:01 Nga VNA

U godit me dy thika dhe ia dogji flokët, kryebashkiakja gjermane u torturua për orë të tëra në bodrum nga vajza e adoptuar

Ndaje në Whatsapp
U godit me dy thika dhe ia dogji flokët, kryebashkiakja gjermane u torturua

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë rreth rrethanave të plagosjes së rëndë të kryebashkiakes gjermane të Herdecke, Iris Stalzer.

Autore e ngjarjes mësohet se ka qenë vajza e saj e adoptuar, e cila, sipas raportimeve të mediave gjermane, e torturoi nënën e saj për orë të tëra.

Edhe pse fillimisht u raportua për një sulm ndaj 57-vjeçares nga burra të panjohur, hetimi i policisë zbuloi se autorja e krimit ishte vajza e saj e adoptuar, e cila, në fakt, ishte ajo që telefonoi autoritetet duke pretenduar se e kishte gjetur nënën e saj të gjakosur në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre.

Siç u zbulua, Iris Stalzer kishte 13 plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, si dhe shumë plagë dhe fraktura në kafkë.

Pavarësisht lëndimeve të shumta, politikania e SPD-së mbijetoi dhe zbuloi të vërtetën rreth sulmit që, siç tha ajo për policinë, e bëri vajza e saj e adoptuar.

Siç raporton Bild, politikania 57-vjeçare rrëfeu se u torturua nga vajza e saj e adoptuar në bodrumin e shtëpisë për orë të tëra.

Sipas të njëjtit burim, Stalcher i tha policisë se 17-vjeçarja e kishte goditur me dy thika të ndryshme. Gjithashtu e kishte goditur në kokë me një objekt të rëndë dhe i kishte djegur flokët e rrobat duke i vënë flakën me deodorant e çakmak.

Policia gjeti një nga thikat e përdorura në sulm në çantën e shpinës së djalit 15-vjeçar, gjithashtu të adoptuar, të 57-vjeçares, si dhe rroba të njollosura me gjak që besohet se i përkisnin autores së ngjarjes.

Stalcher u gjet në një kolltuk në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj, pa u sqaruar ende se si ia doli të arratisej nga bodrumi ku e mbante 17-vjeçarja.

Megjithatë, oficerët e mjekësisë ligjore gjetën prova se ishin bërë përpjekje për të hequr gjakun dhe prova të tjera nga zona përreth kolltukut ku u gjet 57-vjeçari, duke ngritur dyshine se zona ishte pastruar.

Ndërsa motivi mbetet i paqartë, media gjermane raportoi se kishte pasur një mosmarrëveshje midis nënës dhe fëmijëve të saj të adoptuar gjatë verës, me raportime për dhunë në familje dhe përdorim të një thike.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme