Bota 27 August 2025, 17:02 Nga VNA

Turizmi po shkatërron Antarktidën

Ndaje në Whatsapp
Turizmi po shkatërron Antarktidën

Një studim i ri tregon një rritje të metaleve të rënda, 10 herë më e lartë se 40 vjet më parë. Dhe numri i turistëve në Polin e Jugut është rritur nga 20 mijë në 120 mijë brenda njëzet vjetësh. Me pasoja katastrofike për shkrirjen e akullnajave.

E goditur tashmë nga ngrohja globale, Antarktida është gjithnjë e më shumë nën presion për shkak të turizmit dhe kërkimeve shkencore. Këtë e tregon një studim i publikuar në Nature Sustainability. Në zonat ku ka aktivitet njerëzor, përqendrimi i grimcave të imta që përmbajnë metale të rënda është dhjetëfish më i lartë krahasuar me katër dekada më parë. Gjatë dy dekadave të fundit, numri i turistëve në rajon është rritur nga 20.000 në rreth 120.000, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Operatorëve Turistikë të Antarktidës.

Sekretet e klimës brenda një bërthame akulli 1.5 milion vjeçare

“Shtimi i pranisë njerëzore në Antarktidë ngre shqetësime për ndotjen që vjen nga djegia e karburanteve nga automjetet, veçanërisht grimcat që përmbajnë krom, nikel, bakër, zink dhe plumb”, thuhet në studim. Anijet që transportojnë turistët përdorin lëndë djegëse fosile, të cilat prodhojnë grimca të imëta. Këto grimca përshpejtojnë shkrirjen e borës, thotë Raul Cordero, shkencëtar në Universitetin e Groningenit (Holandë) dhe bashkautor i studimit.

“Bora në Antarktidë shkrihet më shpejt për shkak të pranisë së grimcave ndotëse në zonat e frekuentuara nga turistët”, shpjegon ai në një intervistë telefonike për AFP nga Santiago. “Vetëm një turist mund të kontribuojë në përshpejtimin e shkrirjes së rreth 100 tonë borë”, siguron ai.

Turisti nuk ka gjithmonë të drejtë

Një ekip studiuesish nga vende si Kili, Gjermania dhe Holanda kanë përshkuar rreth 2.000 kilometra në Antarktidë për katër vite, për të matur nivelin e kësaj ndotjeje. Edhe metalet e rënda janë shtuar për shkak të ekspeditave shkencore, të cilat për shkak të qëndrimeve më të gjata kanë një ndikim që mund të jetë deri në 10 herë më i madh se ai i një turisti, thekson eksperti.

Studimi njeh edhe "përparimet" në mbrojtjen e Antarktidës, si ndalimi i përdorimit të vajrave të rënda të djegies (derivate të naftës), dhe përdorimi i anijeve hibride që funksionojnë me energji elektrike dhe karburant. Megjithatë, “për të reduktuar ndikimin e aktiviteteve njerëzore me konsum të lartë energjie në Antarktidë, do të duhet të përshpejtohet tranzicioni energjetik dhe të kufizohet përdorimi i lëndëve djegëse fosile, sidomos pranë zonave të ndjeshme”, thekson studimi.

Edhe ishujt e pinguinëve në shënjestër nga tarifat e Trump-it

Antarktida po humbet me shpejtësi masën e saj për shkak të ngrohjes globale. Sipas NASA-s, që nga viti 2002, kontinenti i bardhë po humb çdo vit 135 miliardë tonë borë dhe akull.

 

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme