Bota 6 November 2025, 09:52 Nga VNA

Trump: Të shikojmë ç’do bëjnë komunistët në New Jork

Ndaje në Whatsapp
Trump: Të shikojmë ç’do bëjnë komunistët
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbutur tonin e tij mbi mbështetjen e ardhshme federale për Nju Jorkun, pas fitores dërrmuese zgjedhore të Zohran Mamanit, duke sugjeruar se është i hapur për të ofruar ndihmë për Nju Jorkun, pasi më parë kishte kërcënuar të shkurtonte fondet, raporton CNN.

Trump përsëriti vlerësimet e tij se, siç deklaroi ai, komunistët, socialistët marksistë dhe globalistët patën shansin e tyre, por se ata “sjellën vetëm fatkeqësi”, por deklaroi se do ta ndihmojë Nju Jorkun sepse dëshiron që ai qytet të ketë sukses.

“Tani le të shohim se si do t’ia dalin komunistët në Nju Jork. Do të shohim se si do të përfundojë. Dhe ne do t’i ndihmojmë ata. Ne do t’i ndihmojmë ata. Ne duam që Nju Jorku të ketë sukses. Do t’i ndihmojmë ata pak, ndoshta”, tha Trump gjatë një fjalimi në një konferencë ekonomike në Miami.

Trump vlerësoi se politikat e Mamdanit, një socialist demokrat, pasqyrojnë pikëpamjet e demokratëve në Kongres.

“Nëse doni të shihni se çfarë duan t’i bëjnë demokratët e Kongresit Amerikës, shikoni rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në Nju Jork, ku partia e tyre emëroi një komunist si kryetar bashkie të qytetit më të madh të vendit. Vendimi para të gjithë amerikanëve nuk mund të ishte më i qartë – ne kemi një zgjedhje midis komunizmit dhe logjikës së shëndoshë”, tha Trump.

Përpara zgjedhjeve në Nju Jork, Trump paralajmëroi se nëse Mamdani fitonte, ai mund të kufizonte fondet federale për Nju Jorkun, përtej minimumit të kërkuar me ligj.

Ai tha se do të preferonte të mbështeste ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, sesa Mamdanin, duke deklaruar se, ndërsa nuk është një “fans” i Cuomo-s, duke pasur parasysh se i duhet të zgjedhë midis “një demokrati të keq dhe një komunisti, ai gjithmonë zgjedh demokratin e keq”.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme