Bota 6 January 2026, 08:08 Nga VNA

Trump redukton numrin i vaksinave për fëmijët amerikanë, nga 72 injeksione në vetëm 11

Ndaje në Whatsapp

Trump redukton numrin i vaksinave për fëmijët amerikanë, nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një ndryshim të planit të vaksinimit të fëmijëve në SHBA, duke deklaruar se numri i injeksioneve të rekomanduara do të reduktohet nga 72 në 11.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth, Trump bëri të ditur se administrata e tij ka miratuar një plan të përditësuar të vaksinimit të fëmijërisë, të cilin e cilëson si të bazuar në “standardet më të larta shkencore” dhe të harmonizuar me praktikat e vendeve të tjera të zhvilluara.

Sipas Trump, plani i ri parashikon vaksinim vetëm kundër 11 sëmundjeve më serioze dhe të rrezikshme, ndërsa prindërit do të kenë ende mundësinë të zgjedhin vaksinimin e plotë për fëmijët e tyre, i cili do të vijojë të mbulohet nga sigurimet shëndetësore.

Ai thekson se qëllimi i këtij ndryshimi është unifikimi i politikave të vaksinimit të SHBA-së me ato të vendeve të tjera të zhvilluara në botë.

 “Sot, Administrata Trump është krenare të njoftojë planin e përditësuar të Vaksinimit të Fëmijërisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky plan është i rrënjosur në Standardin e Artë të Shkencës dhe është pranuar gjerësisht nga Shkencëtarët dhe Ekspertët në të gjithë botën. Duke filluar nga sot, Amerika nuk do të ketë më nevojë për 72 “injeksione” për fëmijët tanë të bukur dhe të shëndetshëm. Po kalojmë në një plan shumë më të arsyeshëm, ku të gjithë fëmijëve do t’u rekomandohet të marrin Vaksinime vetëm për 11 nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme. Prindërit ende mund të zgjedhin t’u japin fëmijëve të tyre të gjitha Vaksinimet, nëse dëshirojnë, dhe ata do të jenë ende të mbuluar nga sigurimi. Megjithatë, ky plan i përditësuar më në fund i harmonizon Shtetet e Bashkuara me vendet e tjera të zhvilluara në të gjithë botën”, shkruan Trump.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme