Bota 23 March 2026, 15:01 Nga VNA

Trump për Khamenein: s’kam dëgjuar prej tij dhe nuk dua që të vritet, por thotë se SHBA ka pika të mëdha dakordësie me Iranin

Ndaje në Whatsapp

Trump për Khamenein: s’kam dëgjuar prej tij dhe nuk dua që

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se janë zhvilluar bisedime me përfaqësues iranianë dhe se mes dy palëve ekzistojnë “pika të mëdha dakordësie”, megjithëse ai theksoi se një marrëveshje përfundimtare ende nuk është e garantuar.

Duke folur para gazetarëve në Florida, Trump tha se të dyja palët duket se duan të arrijnë një marrëveshje, duke shtuar se zyrtarë amerikanë, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë zhvilluar kontakte me përfaqësues iranianë.

Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se ishte Irani ai që kishte kërkuar bisedime, ndërsa shtoi se nëse arrihet një marrëveshje, ajo do të ishte një fillim i mirë për Iranin dhe për stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Trump deklaroi se qëllimi i SHBA-së mbetet ndalimi i armëve bërthamore dhe arritja e paqes në rajon. Ai shtoi se Izraeli do të jetë “shumë i kënaqur” me rezultatet e mundshme të këtyre bisedimeve.

Në të njëjtën kohë, Trump tha se nuk ka dëgjuar drejtpërdrejt nga lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, dhe shtoi se nuk dëshiron që ai të vritet.

Megjithatë, agjencia gjysmëzyrtare iraniane Mehr raportoi se nuk ka negociata në zhvillim mes Teheranit dhe Uashingtonit, duke hedhur dyshime mbi deklaratat e presidentit amerikan.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme