Bota 10 March 2026, 07:56 Nga VNA

Trump paralajmëron Iranin: Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit do të ketë pasoja të rënda

Ndaje në Whatsapp
Trump paralajmëron Iranin: Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit do

Donald Trump paralajmëroi Iranin me pasoja të rënda nëse ndërpritet transporti detar i naftës në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë. Në një reagim të fortë të publikuar në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan tha se çdo përpjekje e Iranit për të bllokuar kalimin e naftës do të përballet me një përgjigje shumë më të ashpër nga Shtetet e Bashkuara.

“Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ai do të goditet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës NJËZET HERË MË FORT sesa është goditur deri më tani”, shkroi Trump në postimin e tij.

Ngushtica strategjike është një pikë kyçe për tregtinë globale të energjisë, pasi rreth 20% e naftës botërore kalon përmes saj. Tensionet dhe luftimet në rajon kanë ulur ndjeshëm trafikun detar dhe kanë shkaktuar rritje të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Trump përdori gjithashtu një gjuhë shumë të ashpër, duke paralajmëruar për pasoja shkatërruese në rast përshkallëzimi të mëtejshëm.

“Përveç kësaj, ne do të shkatërrojmë objektiva që mund të shkatërrohen lehtësisht, të cilat do ta bëjnë praktikisht të pamundur që Irani të rindërtohet ndonjëherë si komb — vdekja, zjarri dhe tërbimi do të mbretërojnë mbi ta. Por shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë”, tha ai.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme