Bota 7 September 2025, 22:05 Nga VNA

Trump paralajmëron Hamasin: pranoni marrëveshjen ose do të nisë një ofensivë e gjerë izraelite

Ndaje në Whatsapp
Trump paralajmëron Hamasin: pranoni marrëveshjen ose do të

Në platformën online Truth Social, presidenti i SHBA-së pretendon se Izraeli ka pranuar tashmë kushtet e tij për një marrëveshje që do të sillte kthimin e pengjeve izraelite në shtëpi dhe përfundimin e luftës në Gaza, duke thënë se “është koha që edhe Hamasi të pranojë”.

Ky postim duket se konfirmon raportimet se SHBA u ka përcjellë izraelitëve një propozim të ri për armëpushim, i cili do ta përfundonte shpejt luftën.

“E kam paralajmëruar Hamasin për pasojat e mospranimit,” shkroi Trump. “Ky është paralajmërimi im i fundit, nuk do të ketë një tjetër!”

Presidenti amerikan, edhe së fundmi muajin e kaluar, ka premtuar me pompozitetin e tij të zakonshëm fundin e luftës. Por deklaratat e tij nuk janë materializuar në një armëpushim apo në lehtësimin e rrjedhjes së lirë të ndihmave humanitare për popullsinë palestineze që vuan nën një bllokadë të ashpër izraelite.

Administrata Trump i ka furnizuar Izraelit miliarda dollarë armë dhe ka refuzuar përpjekjet ndërkombëtare për njohjen e një shteti palestinez.

Ndërkohë, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, i ka përcjellë Hamasit një propozim përmes aktivistit izraelit Gershon Baskin, për lirimin e të gjithë 48 pengjeve izraelite në këmbim të një armëpushimi dhe lirimit të 2,500–3,000 të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Pas shpalljes së armëpushimit, do të nisin menjëherë negociatat mbi kushtet për përfundimin e luftës – përfshirë kërkesat e Izraelit për çarmatosjen e Hamasit dhe kërkesat e Hamasit për tërheqjen e plotë e përfundimtare të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.

Propozimi theksonte se nëse Hamasi i përgjigjet nismës, presidenti amerikan Donald Trump do të angazhohet aktivisht për t’i dhënë fund luftës dhe se armëpushimi do të vazhdojë për aq kohë sa të jenë duke u zhvilluar negociatat mbi kushtet e përfundimit të konfliktit.

Një zyrtar izraelit tha se propozimi drejtuar Hamasit përfshinte edhe një mesazh paralajmërues: nëse grupi nuk i përgjigjet, alternativa do të jetë një operacion i gjerë ushtarak izraelit në Gaza.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme