Bota 3 March 2026, 18:06 Nga VNA

Trump, njeriu që ëndërronte Nobelin për Paqe, është presidenti që ka nisur më shumë aksione ushtarake

Ndaje në Whatsapp
Trump, njeriu që ëndërronte Nobelin për Paqe,

New York – Gjatë gjithë fushatës presidenciale, Donald Trump i paralajmëronte amerikanët të mos votonin kundërshtaren e tij, Kamala Harris: “Ajo do t’ju çojë në luftë, ndërsa unë jam presidenti i paqes dhe do të mendoj vetëm për të përmirësuar jetën e amerikanëve”, premtonte ai, mes ovacioneve të mbështetësve. Madje edhe disa demokratë e besuan.

Por që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, njeriu që ëndërronte Nobelin për Paqe ka vendosur ndoshta një rekord: mes sulmeve ajrore dhe operacioneve të synuara kundër vendeve të huaja, ai është presidenti që ka shpallur më shumë luftëra në historinë amerikane. Disa paraardhës të tij kanë udhëhequr konflikte shumë më të mëdha dhe më tragjike – Koreja e Harry Trumanit, Vietnami i Lyndon Johnson dhe Richard Nixonit, Iraku i Bushëve – por pas sulmit të koordinuar me Izraelin kundër Iranit, Trump ka shndërruar Lindjen e Mesme në një fuçi baruti dhe ka alarmuar Europën.

Prej më shumë se një viti, manjati urdhëron sulme ushtarake në mbarë botën, kundër qeverive, organizatave terroriste dhe bandave kriminale. Gjithçka nisi më 1 shkurt 2025, kur SHBA bombardoi në Somali pozicione të Shtetit Islamik. Dyzet ditë më vonë, më 13 mars, forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA, së bashku me inteligjencën irakiane, vranë një lider të ISIS me një “sulm ajror preciz”.

Mes marsit dhe qershorit, SHBA ndërmorën sulme detare dhe ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen, në një operacion që u vu në rrezik pasi kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, ndau koordinata ushtarake në një bisedë të pakriptuar ku ishte futur gabimisht një gazetar.

Në qershor, pas negociatave për çështjen bërthamore, SHBA iu bashkua Izraelit në “luftën dymbëdhjetëditore” kundër Iranit, duke goditur tre impiante bërthamore në Fordow, Natanz dhe Isfahan, me bombardues B-2 dhe raketa Tomahawk të lëshuara nga nëndetëse. Menjëherë pas kësaj, Trump shpalli triumfalisht “shkatërrimin total” të objekteve dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor.

Në shtator, në Karaibe dhe në Paqësor, nisën sulmet ndaj anijeve të dyshuara si të narkotrafikantëve venezuelianë, duke shkaktuar mbi njëqind viktima brenda tre muajsh. Më 19 dhjetor, SHBA goditën Shtetin Islamik në Siri, në përgjigje të një atentati ndaj një baze ushtarake amerikane.

Më 16 janar, komanda amerikane kreu një tjetër sulm në veriperëndim të Sirisë, duke vrarë Bilal Hasan al-Jasim, i lidhur me Al-Kaedën dhe i dyshuar për organizimin e një pritë ku, në dhjetor, humbën jetën dy ushtarë amerikanë. Terroristët e ISIS u goditën edhe në Nigeri, në ditën e Krishtlindjes, në një operacion ajror që Trump e quajti “vdekjeprurës” për dhjetëra luftëtarë islamikë.

Më 3 janar, SHBA ndërmorën një operacion spektakolar në Venezuelë, duke kapur presidentin Nicolás Maduro. Sipas burimeve nga Karakasi, gjatë sulmit u vranë më shumë se njëqind persona.

Mes këtyre operacioneve, “presidenti i paqes” njoftoi se do të merrte kontrollin e Panamasë, do të aneksonte “në një mënyrë apo në një tjetër” Groenlandën dhe zbuloi synimin për të “përvetësuar në mënyrë miqësore Kubën”. Në Havanë kanë nisur të mendojnë se mund të jenë objektivi i radhës.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme