Bota 20 August 2025, 15:21 Nga VNA

Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Thotë se zgjidhi konfliktin që nuk ka ekzistuar kurrë

Ndaje në Whatsapp
Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Thotë se

Presidenti amerikan Donald Trump u mburr të martën se kishte përfunduar armiqësitë mes “Aberbaijan” dhe Shqipërisë. Duke e thënë këtë, ai gaboi në emrin e një shteti dhe përmendi një tjetër që nuk kishte lidhje fare me konfliktin për të cilin po fliste, raporton Mediaite.

Më herët këtë muaj, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, liderët e të cilëve i priti në Shtëpinë e Bardhë. Të dyja vendet kanë qenë prej kohësh në konflikt për rajonin e Nagorno-Karabakhut, të cilin Azerbajxhani e rimori nën kontroll në vitin 2023.

Trump foli të martën në emisionin The Mark Levin Show, ku përsëriti pretendimin e tij – pa shumë kontekst – se kishte zgjidhur gjashtë apo shtatë konflikte globale në shtatë muajt e parë të presidencës së tij.
“Kam zgjidhur gjashtë luftëra, dhe shumë njerëz thonë shtatë sepse është një që askush nuk e di,” tha ai në mënyrë enigmatike. “Por kam zgjidhur gjashtë luftëra, dhe ne e bëmë Iranin— ia zhdukëm kapacitetin bërthamor, që do ta kishin përdorur kundër Izraelit për dy sekonda po të kishin mundësi. Por ne ia zhdukëm.”

Pas kësaj, ai tha se konflikti mes Indisë dhe Pakistanit kishte qenë “më i lehti” për t’u zgjidhur. Më pas iu drejtua “Aberbaijan”-it dhe Shqipërisë, duke shtuar:
“Shumë gjëra të mrekullueshme. Ju e patë Aberbaijan. Ajo ishte e madhe, kishte 34, 35 vite që vazhdonte me, uh, Shqipërinë. Mendoni pak. Vite me radhë, dhe unë njoha krerët, i njoha përmes tregtisë. Po merresha pak me ta dhe u thashë: ‘Pse po luftoni?’ Pastaj u thashë: ‘Nuk do bëj marrëveshje tregtare nëse do vazhdoni të luftoni. Është çmenduri.’
Pastaj një gjë çoi tek tjetra dhe unë e zgjidha. Dhe ajo ishte një nga ato që njerëzit thoshin se nuk mund të zgjidhej. Edhe kur i pata të dy në Zyrën Ovale në fund, kur po përgatiteshin të nënshkruanin, ishin ulur pranë njëri-tjetrit por përpiqeshin të largoheshin. Nuk ndiheshin mirë. Pas një ore po përqafonin njëri-tjetrin dhe uronin njëri-tjetrin. Ishte e bukur për t’u parë.”

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme