Bota 6 September 2025, 08:43 Nga VNA

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, riemërton Pentagonin si “Departamentin e Luftës”

Ndaje në Whatsapp
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, riemërton Pentagonin si

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar Pentagonin, i njohur deri më tani si Departamenti i Mbrojtjes, me emrin e ri “Departamenti i Luftës”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi këtë si një ndryshim të domosdoshëm për të reflektuar më qartë realitetin e kohës.
"Mendoj se është një emër shumë më i përshtatshëm, veçanërisht duke pasur parasysh ku ndodhet bota sot. Ne kemi ushtrinë më të fortë në botë,” deklaroi Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, përpara se të firmoste dokumentin, sipas raportimeve të CNN.
Sipas një dokumenti shpjegues të siguruar nga rrjeti amerikan, urdhri autorizon Sekretarin e Mbrojtjes, Departamentin dhe zyrtarët vartës të përdorin titujt e rinj dytësorë si “Sekretar Lufte”, “Departamenti i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar Lufte” në komunikime zyrtare, korrespondencë publike, kontekste ceremoniale dhe dokumente jokushtetuese brenda ekzekutivit. Zbatimi i këtyre udhëzimeve nisi pothuajse menjëherë.
Pas nënshkrimit të urdhrit, në Pentagon u kryen ndryshime të menjëhershme. Tabelat jashtë zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, u zëvendësuan me titullin e ri, ndërsa faqja zyrtare defense.gov u ridrejtuar në war.gov, ku në krye shfaqet emërtimi “Departamenti Amerikan i Luftës”. Edhe akronimi zyrtar ka pësuar ndryshim: DOD (Department of Defense) është zëvendësuar me DOW (Department of War) në disa dokumente dhe nënshkrime zyrtare.
Sekretari Pete Hegseth, i pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit, e përshëndeti këtë nismë, duke theksuar se “nuk ka të bëjë vetëm me ndërrimin e emrit, por me rikthimin e qëllimit”. Sipas tij, ushtria amerikane do të kalojë në ofensivë, jo vetëm në mbrojtje, duke “rritur luftëtarë dhe jo vetëm mbrojtës”.
Urdhri ekzekutiv u kërkon gjithashtu të gjitha agjencive dhe departamenteve federale të përshtatin titujt e rinj në komunikimet e tyre të brendshme dhe të jashtme. Për më tepër, i jep Hegseth-it detyrën që të propozojë hapa legjislativë dhe ekzekutivë për ta ndryshuar zyrtarisht emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departamenti i Luftës.
Dokumenti pranon se për ta bërë këtë ndryshim të përhershëm nevojitet miratimi i Kongresit, megjithatë Trump shprehu dyshime nëse kjo është e domosdoshme. “Nuk e di, por do ta zbulojmë. Nuk jam i sigurt që u duhet (pëlqimi i Kongresit),” tha ai. Ky vendim shënon herën e parë që një president amerikan ndërmerr hap të tillë përmes urdhrit ekzekutiv. Herën e fundit që ky departament ndryshoi emër ndodhi në vitin 1949, kur Presidenti Harry Truman, përmes një akti të Kongresit, e transformoi ish-Departamentin e Luftës në Departamentin e Mbrojtjes si pjesë e një riorganizimi të gjerë të ushtrisë amerikane. Departamenti i Luftës u krijua fillimisht nga Presidenti George Washington, në fillimet e ushtrisë së re amerikane. Përpjekja për rikthimin e Pentagonit në “Departamentin e Luftës” vjen pas disa veprimeve të tjera të ndërmarra nga Hegseth për të rikthyer emra dhe simbole të së kaluarës. Ai ka anuluar një vendim të administratës Biden që hiqte emrat e epokës së Konfederatës nga bazat ushtarake si Fort Bragg dhe Fort Hood, duke i rikthyer ato emërtime, megjithëse zyrtarisht i ka justifikuar si përkushtime për individë të tjerë me të njëjtat emra. Në muajin qershor, Hegseth urdhëroi gjithashtu ndryshimin e emrit të një anijeje furnizimi që mbante emrin e aktivistit për të drejtat LGBTQ dhe veteranit të marinës, Harvey Milk.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme