Bota 19 March 2026, 09:39 Nga VNA

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni sërish Katarin, do iu hedh në erë fushat e gazit

Ndaje në Whatsapp
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni sërish Katarin, do iu

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se SHBA-të do ta shkatërrojnë plotësisht fushën masive të gazit të Iranit, South Pars, nëse Teherani vazhdon sulmet ndaj Katarit ose përshkallëzon situatën në rajon.

Në postimin e tij, Trump mbështeti sulmin izraelit ndaj fushës strategjike të gazit të Iranit, duke theksuar se ky ishte një “mesazh” për Iranin për veprimet e tij në Ngushticën e Hormuzit.

"Izraeli, i zemëruar për atë që ka ndodhur në Lindjen e Mesme, sulmoi me dhunë një strukturë të madhe të njohur si Fusha e Gazit South Pars në Iran. Një pjesë relativisht e vogël e fushës u godit. Shtetet e Bashkuara nuk kishin dijeni për këtë sulm dhe Katari nuk kishte asnjë përfshirje, as nuk e dinte se do të ndodhte. Fatkeqësisht, Irani nuk ishte në dijeni të kësaj ose të ndonjë fakti përkatës që rrethon sulmin në South Pars dhe sulmoi padrejtësisht dhe pa bazë një pjesë të objektit të gazit të Katarit. Nuk do të ketë sulme të mëtejshme nga Izraeli në fushën jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të vlefshme South Pars, përveç nëse Irani, me naivitet, vendos të sulmojë Katarin sërish, në të cilin rast, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ose pa ndihmën ose pëlqimin e Izraelit, do ta hedhin në erë të gjithë fushën e gazit South Pars me një forcë dhe fuqi që Irani nuk e ka parë ose njohur kurrë më parë. Nuk dua ta lejoj këtë katastrofë për shkak të implikimeve afatgjata që do të ketë për të ardhmen e Iranit, POR NËSE GAZI I KATARIT SULMOHET PËRSËRI, NUK DO TË HEZITOJ TA BËJ KËTË.” Faleminderit për vëmendjen tuaj” për këtë çështje. Presidenti DONALD J. TRUMP”

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme