Bota 9 August 2025, 08:30 Nga VNA

Trump dhe Putin do të takohen në Alaskë javën e ardhshme për bisedime mbi Ukrainën

Ndaje në Whatsapp
Trump dhe Putin do të takohen në Alaskë javën e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojnë një takim më 15 gusht në Alaska për të diskutuar të ardhmen e luftës në Ukrainë. Takimi u njoftua nga Trump në rrjete sociale dhe u konfirmua nga Kremlini, i cili e quajti vendndodhjen “logjike” për shkak të afërsisë gjeografike me Rusinë.

Njoftimi erdhi vetëm pak orë pasi Trump sugjeroi se Ukraina mund të detyrohet të japë territore për t’i dhënë fund luftës, e cila nisi në shkurt 2022 me pushtimin e plotë rus. Sipas burimeve të CBS News, Shtëpia e Bardhë po përpiqet të bindë liderët evropianë për një marrëveshje që do t’i linte Rusisë rajonin e Donbasit dhe Krimenë, ndërsa do të tërhiqej nga rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia.


Ende nuk është e qartë nëse Ukraina ose aleatët e saj do të pranonin një marrëveshje të tillë, pasi presidenti Volodymyr Zelensky ka refuzuar më parë çdo kusht që përfshin dorëzimin e territoreve. Takimi pritet të zhvillohet mes pasigurish, ndërsa mbetet e hapur mundësia e përfshirjes së Zelenskyt në bisedime. Aktualisht, Rusia mban nën kontroll rreth 20% të territorit ukrainas.

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme