
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij ka zhvilluar bisedime “shumë të mira dhe produktive” me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
Në një mesazh të publikuar në platformën Truth Social, Trump tha se gjatë dy ditëve të fundit janë zhvilluar diskutime të thelluara për një “zgjidhje të plotë dhe përfundimtare të armiqësive”.
Sipas tij, bazuar në tonin dhe përmbajtjen e këtyre bisedimeve, ai ka urdhëruar që të shtyhen për pesë ditë të gjitha sulmet ushtarake të planifikuara ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike të Iranit.
Trump theksoi se vendimi është i përkohshëm dhe varet nga ecuria e takimeve dhe negociatave që pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.






















