Bota 21 January 2026, 07:48 Nga VNA

Trump ashpërson retorikën për Groenlandën: “Nuk ka më kthim pas”, NATO në pikëpyetje

Ndaje në Whatsapp
Trump ashpërson retorikën për Groenlandën: “Nuk ka

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar kërcënimet për marrjen nën kontroll të Groenlandës, duke deklaruar në rrjetet sociale se “nuk ka më kthim pas” dhe se “Groenlanda është imperative”. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur se deri ku është gati të shkojë për ta siguruar ishullin, Trump u përgjigj shkurt: “Do ta merrni vesh”.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të forta ndërkombëtare. Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, paralajmëroi për një “zhvendosje drejt një bote pa rregulla”, ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney tha se “rendi i vjetër nuk po kthehet më”.

Trump pritej të mbërrinte në Davos të mërkurën, por një problem i vogël elektrik në avionin Air Force One detyroi kthimin e tij. Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai do të udhëtojë drejt Davosit me një avion tjetër dhe se në axhendë janë “shumë takime të planifikuara për Groenlandën”.

Në të njëjtën dalje për media, Trump u shpreh se “gjërat do të shkojnë mjaft mirë” për Groenlandën. I pyetur nga BBC nëse ishte i gatshëm të rrezikonte përçarjen e aleancës së NATO për këtë çështje, ai tha se “askush nuk ka bërë më shumë për NATO-n se unë”, duke shtuar se “NATO do të jetë e lumtur dhe ne do të jemi të lumtur”, pasi sipas tij Groenlanda është e nevojshme “për sigurinë botërore”.

Megjithatë, Trump vuri në dyshim gatishmërinë e aleancës për të ndihmuar SHBA-në nëse do të ishte e nevojshme, duke theksuar se SHBA “do t’u vinte gjithmonë në ndihmë aleatëve”, por se ai dyshon në reciprocitet. NATO aktualisht numëron 32 vende anëtare dhe bazohet në parimin e mbrojtjes kolektive të Nenit 5, sipas të cilit një sulm ndaj njërit konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

Presidenti amerikan nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën. I pyetur nga NBC News nëse do të përdorte forcë, ai u përgjigj: “Pa koment”.

Nga ana tjetër, ministrja e Industrisë dhe Burimeve Natyrore të Groenlandës, Naaja Nathanielsen, deklaroi për BBC Newsnight se groenlandezët janë “të habitur” nga kërkesat e Trump. “Ne nuk duam të jemi amerikanë dhe kemi qenë shumë të qartë për këtë,” tha ajo, duke shtuar: “Çfarë vlere i jepni kulturës sonë dhe të drejtës për të vendosur vetë për të ardhmen tonë?”.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme