Bota 20 March 2026, 14:05 Nga VNA

Tre të rinj ekzekutohen me varje publike në Iran. Reagimet e shoqatave :”Proces farsë”

Ndaje në Whatsapp
Tre të rinj ekzekutohen me varje publike në Iran. Reagimet e shoqatave

Tre të rinj iranianë, të moshës 19 deri në 22 vjeç, janë ekzekutuar me varje publike në qytetin e shenjtë të Qom në Iran, pasi u akuzuan për përfshirje në protestat anti-qeveritare të janarit.

Viktimat, Mehdi Ghasemi, Saleh Mohammadi dhe Saeid Davoudi, u arrestuan gjatë demonstratave që tronditën vendin dhe u dënuan me vdekje për vrasjen e dy policëve dhe për akuzën e “moharebeh”, që në ligjin iranian nënkupton armiqësi ndaj Zotit.

Mohammadi, vetëm 19 vjeç, ishte një sportist i njohur dhe pjesë e ekipit kombëtar të mundjes, madje kishte fituar medalje bronzi në një turne ndërkombëtar në Rusi në vitin 2024.

Organizatat për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, e kanë dënuar ashpër ekzekutimin, duke e cilësuar procesin gjyqësor një “farsë”. Sipas tyre, të rinjtë nuk patën një mbrojtje ligjore të pavarur dhe vendimet u morën brenda më pak se dy muajve nga arrestimi.

Ekzekutimet vijnë në një moment tensioni të madh në Iran, pas protestave të gjera kundër regjimit dhe mes një konflikti në rritje në rajon. Sipas organizatave ndërkombëtare, mijëra civilë mund të jenë vrarë gjatë shtypjes së protestave, ndërsa numri i dënimeve me vdekje në vend vazhdon të rritet.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme