Bota 13 February 2026, 20:58 Nga VNA

Tragjike në Alpet e Francës, tre skiatorë humbin jetën pas një orteku të fuqishëm

Ndaje në Whatsapp
Tragjike në Alpet e Francës, tre skiatorë humbin jetën pas

Tre skiatorë kanë mbetur të vrarë nga një ortek në vendpushimin luksoz të Val d’Isere në Alpet Franceze. Ortekut i kanë shpëtuar vetëm disa skiatorë, ndërsa një shtetas britanik ka pësuar lëndime të lehta, sipas prokurorit.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej katër skiatorësh që po bënin ski jashtë pistës së kontrolluar, nën shoqërinë e një instruktori profesionist. Të gjithë ishin të pajisur me pajisje sigurie kundër ortekëve, përfshirë transmetues, lopata dhe sonda, shkruan Daily Mail.

Prokurori Bachelet shtoi se testet e alkoolit dhe drogës ndaj instruktorit dolën negative, ndërsa shefi i pistave, Cedric Bonnevie, theksoi se një nga viktimat duket se është bllokuar lart në shpat, ndërsa dy të tjerët ishin më poshtë dhe nuk mund të parashikonin ortekun që i rrëmbeu.

Më herët, Meteo-France kishte lëshuar një alarm të kuq për rrezik ortekësh në zonën lokale. Disa ditë më parë, dy skiatorë të tjerë humbën jetën pas një orteku në Alpet franceze, ndërsa një tjetër vdiq në Montgenevre.

Ortekët janë kthyer në një kërcënim të vazhdueshëm për skiatorët këtë sezon, duke shkaktuar të paktën 20 viktima në Alpet franceze, zvicerane, italiane dhe austriake.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme