Bota 5 January 2026, 17:07 Nga VNA

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/ Identifikohen 116 të plagosurit, shumica të mitur të moshës 14-vjeçare

Ndaje në Whatsapp

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/ Identifikohen 116 të

Policia zvicerane ka konfirmuar se janë identifikuar 116 personat e plagosur në zjarrin tragjik që shpërtheu në barin “Le Constellation” në Crans-Montana natën e ndërrimit të viteve, ku humbën jetën 40 persona, shumica të rinj që po festonin Vitin e Ri.

Autoritetet bënë me dije se numri i të plagosurve është korrigjuar nga 119 në 116, pasi tre persona të paraqitur në spital më pas rezultuan se nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Hetimet paraprake tregojnë se zjarri dyshohet të ketë nisur në bodrum, pasi fishekzjarrët  të vendosura në shishe shampanje janë mbajtur shumë pranë tavanit, i cili ishte i mbuluar me material izolues akustik të ndjeshëm ndaj nxehtësisë, ndërsa në lokal ndodheshin dhjetëra të rinj.

Mediat e huaja raportojnë se mes te plagosurve janë 68 zviceranë, 21 francezë, 10 italianë, 4 serbë, 4 persona me nënshtetësi të dyfishtë, 2 polakë, si dhe shtetas nga 7 vende të tjera, ndërsa 83 persona vijojnë të trajtohen në spital për djegie të rënda.

Viktimat ishin 14 deri në 39 vjeç, ku 20 prej tyre ishin të mitur.

Pesë nga gjashtë viktimat italiane u dërguan sot drejt Italisë nga aeroporti ushtarak i Sion-it ku u pritën në Milano nga autoritete dhe familjarë.

Prokuroria po heton për vrasje nga pakujdesia pronarët e lokalit, çiftin francez Jacques dhe Jessica Moretti.

Ata nuk janë arrestuar, pasi nuk konsiderohen rrezik arratisjeje, vendim që ka shkaktuar debat publik.

Pronarët pretendojnë se lokali është kontrolluar tre herë në 10 vitet e fundit dhe se ka respektuar rregulloret.

Komuna e Crans-Montana ka njoftuar se të premten do të mbahet një ceremoni përkujtimore për viktimat, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme