Bota 28 January 2026, 08:05 Nga VNA

Tragjedi në Trikala: Pesë nëna humbin jetën nga shpërthimi në fabrikën e biskotave Violanta

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Trikala: Pesë nëna humbin jetën nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas shpërthimit katastrofik në fabrikën e biskotave Violanta në Trikala, ku humbën jetën pesë gra. Sipas hetuesve, viktimat u gjetën nën rrënojat e çatisë së shembur të repartit të prodhimit.

Autoritetet theksojnë se bilanci i viktimave mund të kishte qenë edhe më i rëndë, pasi nga 13 punonjësit e turnit të natës, shumë prej tyre shpëtuan vetëm sepse ndodheshin në pushim jashtë godinës ose pranë daljeve në momentin e shpërthimit. Gjithashtu, atë natë kishte më pak punonjës se zakonisht, për shkak të ceremonisë vjetore të prerjes së “Vasilopitës” (tortës së Vitit të Ri), e zhvilluar vetëm disa orë më parë.

Në një detaj tronditës, televizioni grek Star publikoi fotografinë e fundit të tre prej viktimave, ku ato shihen duke buzëqeshur dhe përqafuar njëra-tjetrën gjatë festës, pa e ditur se pak orë më vonë do të humbnin jetën gjatë turnit të punës.

Banorë të Trikalas dhe familjarë të viktimave tregojnë se shumë nëna me fëmijë të vegjël preferonin turnin e natës, për të qenë pranë fëmijëve gjatë ditës. “Zgjidhnin të punonin natën që të ishin në shtëpi ditën me fëmijët,” tha një e njohur e tyre.

Shkaku i mundshëm: rrjedhje gazi

Ekipet e shpëtimit të EMAK-ut punuan për orë të tëra mes rrënojave për nxjerrjen e trupave. Hetimin e ka marrë përsipër Drejtoria e Zjarreve dhe Krimeve (DAEE), e cila në gjetjet paraprake dyshon për një rrjedhje gazi nga furrat industriale. Po ashtu, ekspertët po hetojnë edhe mundësinë e një “shpërthimi pluhuri” nga lëndë të para si mielli apo sheqeri i imët. Autoritetet kanë përjashtuar sabotazhin.

Ngjarja e rëndë ndodh në një moment rritjeje të jashtëzakonshme për kompaninë Violanta. E themeluar në vitin 2003, ajo është shndërruar nga një furrë lokale në një eksportues ndërkombëtar, me shitje vjetore që i afrohen 45 milionë eurove.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme