Bota 18 March 2026, 19:55 Nga VNA

Tragjedi në Torino, foshnja 11-muajshe mbytet nga një kafshatë

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Torino, foshnja 11-muajshe mbytet nga një kafshatë

Një foshnjë vetëm 11 muajshe ka humbur jetën në Torino pasi dyshohet se u mbyt nga një kafshatë ushqimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në lagjen Parella. “Nxitoni, nipi im po mbytet”, ka thirrur e dëshpëruar tezja e foshnjës kur telefonoi shërbimin e emergjencës 118. Brenda pak minutash në vendngjarje mbërritën dy ambulanca.

Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta reanimojnë vogëlushin për rreth 25 minuta, edhe gjatë transportit drejt urgjencës së spitalit Maria Vittoria. Foshnja, me origjinë nigeriane, mbërriti në spital në arrest kardiak. Në të njëjtin spital ndodhej e shtruar edhe nëna e tij, e cila është shtatzënë dhe pranë lindjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk arriti të mbijetojë. Sipas të dhënave të para, dyshohet se ai është mbytur nga një kafshatë, por për të sqaruar plotësisht shkaqet do të kryhen autopsia dhe hetime të tjera mjeko-ligjore.

Në spital mbërriti edhe policia, ndërsa pritet që prokuroria të hapë një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme