Bota 3 March 2026, 14:28 Nga VNA

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Katari: Do t’u përgjigjemi sulmeve të Iranit

Ndaje në Whatsapp

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Katari: Do t’u përgjigjemi sulmeve

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katar, Majed al-Ansari, deklaroi në një konferencë për shtyp se Doha nuk ishte informuar nga Irani për sulmet e afërta me raketa, duke theksuar mungesën e komunikimit nga Teherani.

“Vendi ynë nuk u njoftua nga Irani për sulmet e afërta me raketa”, tha al-Ansari, duke shtuar se pavarësisht provokimeve, Katari mbetet i gatshëm t’i përgjigjet me forcë çdo kërcënimi dhe se sulmet e fundit “nuk do të mbeten pa përgjigje”.

Sipas tij, avionë luftarakë iranianë që u rrëzuan një ditë më parë kishin shkelur hapësirën ajrore të Katarit, pavarësisht paralajmërimeve të dhëna. “Avionët iranianë po shkonin drejt Dohas përpara se të bëheshin shënjestër”, u shpreh ai, duke theksuar se hetimet vazhdojnë për identifikimin e anëtarëve të ekuipazhit. Al-Ansari shtoi gjithashtu se autoritetet nuk kanë informacion për praninë e anëtarëve të Mossad që mund të veprojnë fshehurazi në vend.

Sipas një diplomati që foli për AFP në kushte anonimiteti, tetë persona u plagosën të shtunën (28/2) në sulmet iraniane ndaj Katarit, të cilat u kryen me 44 raketa dhe tetë dronë. Burimi shtoi se një sistem radari me rreze të gjatë veprimi u dëmtua në bazën ajrore Al Udeid Air Base, instalimi më i madh ushtarak amerikan në rajon.

Ndërkohë, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke bërë thirrje për përmbajtje të “një përshkallëzimi të rrezikshëm” në Lindjen e Mesme. Ministria e Jashtme e Katarit e cilësoi operacionin iranian si një “shkelje flagrante të sovranitetit kombëtar” dhe theksoi se vendi “rezervon të drejtën e plotë për t’iu përgjigjur këtij sulmi”.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme