Bota 19 August 2025, 22:19 Nga VNA

Takimi me Zelenskyn në Gjenevë, Zvicra zbulon nëse do ta arrestojë Putinin

Ndaje në Whatsapp
Takimi me Zelenskyn në Gjenevë, Zvicra zbulon nëse do ta

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën.

Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm Ignacio Cassis, pasi Gjeneva po përflitet si një nga qytetet ku mund të zhvillohet takimi Putin-Zelensky, me propozim edhe të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Donald Trump propozoi dje një takim trepalësh midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, me pjesëmarrjen e tij. Duket se hapat janë të mbarë për realizimin e tij, por për momentin, as koha dhe as vendi nuk janë përcaktuar.

Megjithatë, Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të martën që takimi të mbahej në Gjenevë, një ide me të cilën u pajtua edhe ministri i jashtëm italian Antonio Tajani.

Por, ndaj Presidentit rus Vladimir Putin rëndon një urdhër arresti i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që nga viti 2023 për krime lufte në Ukrainë të kryera gjatë pushtimit rus. Megjithatë, siç vëren Politico, Cassis sqaroi se shefi i Kremlinit nuk do të arrestohet nëse do të vinte në vend për të marrë pjesë në një konferencë paqeje.

Ai shtoi se Zvicra është “e gatshme për të pritur një takim të tillë”. “Ne gjithmonë e kemi shprehur gatishmërinë tonë, por sigurisht kjo varet nga vullneti i fuqive të mëdha”, tha ai.

“Zvicra e ka sqaruar situatën ligjore”, shtoi ministri, dhe mund të presë një samit të tillë “pavarësisht urdhër-arresti kundër Putinit, për shkak të rolit tonë të veçantë dhe rolit të Gjenevës si selia evropiane e OKB-së”. 

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme