Bota 14 September 2025, 16:21 Nga VNA

Takimi me Rubion, Netanjahu thotë se marrëdhëniet SHBA-Izrael janë ‘të forta dhe të qëndrueshme’

Ndaje në Whatsapp
Takimi me Rubion, Netanjahu thotë se marrëdhëniet SHBA-Izrael

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, ku ata u lutën bashkë në Murin e Lotëve, raporton The Times of Israel.

Netanjahu tha se vizita e Rubios tregon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve SHBA-Izrael, duke i përshkruar ato “po aq të forta dhe të qëndrueshme sa gurët e Murit të Lotëve që sapo prekëm”.

“Nën presidentin [amerikan] Donald Trump dhe sekretarin Rubio, kjo aleancë nuk ka qenë kurrë më e fortë, dhe ne e vlerësojmë thellësisht këtë,” tha Netanjahu.

Rubio, i cili më herët kishte deklaruar se SHBA “nuk është e kënaqur” me sulmin e fundit të Izraelit në Doha, por se kjo “nuk do të ndryshojë natyrën” e marrëdhënieve SHBA-Izrael, nuk foli për mediat në Jerusalem, sipas gazetës.

Video

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme