Bota 16 September 2025, 21:24 Nga VNA

Spanja vendos ultimatumin: pa tërheqjen e Izraelit, s’ka Eurovision 2026 për Madridin

Ndaje në Whatsapp
Spanja vendos ultimatumin: pa tërheqjen e Izraelit, s’ka Eurovision

 Bordi i transmetuesit shtetëror spanjoll RTVE ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me pjesëmarrjen e Spanjës në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision 2026. Sipas njoftimeve zyrtare, RTVE ka votuar që Spanja të tërhiqet nga kompeticioni në rast se Izraeli lejohet të marrë pjesë në garë. Vendimi erdhi pas një debati të gjatë brenda bordit drejtues, ku 10 anëtarë votuan pro bojkotit, 4 u shprehën kundër dhe 1 abstenoi. Me këtë qëndrim, Spanja bëhet vendi i pestë që paralajmëron bojkotin e Eurovisionit për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, duke iu bashkuar Holandës, Sllovenisë, Islandës dhe Irlandës.

Ky është gjithashtu vendimi i parë i marrë nga një prej “Pesë të Mëdhenjve” të Eurovisionit – grupi që përfshin Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë dhe Francën – vende që kontribuojnë më shumë financiarisht në festival dhe kualifikohen automatikisht çdo vit në finale. Ky zhvillim i jep peshë të veçantë vendimit, duke ngritur dilema të mëdha për të ardhmen e kompeticionit.

Eurovision, i njohur tradicionalisht për neutralitetin e tij politik dhe për promovimin e unitetit kulturor mes vendeve pjesëmarrëse, është përfshirë këtë vit në polemika të mëdha për shkak të luftës në Gaza. Një sërë vendesh kishin kërkuar që Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) t’i ndalohej pjesëmarrja Izraelit në edicionin e vitit 2025, megjithatë vendimi nuk u mor dhe konkurrenti izraelit Yuval Raphael arriti të sigurojë vendin e dytë në renditje.

Ndërkohë, fituesi i Eurovisionit 2025, këngëtari austriak JJ, ka bërë gjithashtu thirrje publike që Izraeli të përjashtohet nga edicioni i ardhshëm. Sipas tij, pranimi i një vendi të përfshirë në konflikt të armatosur bie ndesh me vlerat që Eurovisioni synon të përcjellë – paqen, bashkëpunimin dhe solidaritetin mes popujve.

Vendimi i Spanjës përbën një precedent të rëndësishëm, duke hapur diskutime të reja për ndërthurjen e politikës me ngjarjet kulturore ndërkombëtare. Gjithashtu, ky qëndrim rrit presionin mbi EBU-në dhe vendet e tjera të mëdha kontribuese, të cilat pritet të shprehin qartë pozicionin e tyre përpara nisjes së përgatitjeve për Eurovision 2026.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme