Bota 10 September 2025, 07:39 Nga VNA

Skandali i UG Solutions dhe “banda e motoçiklistëve” në Gaza

Ndaje në Whatsapp

Skandali i UG Solutions dhe “banda e motoçiklistëve”

Një hetim i BBC ka zbuluar se kompania amerikane UG Solutions (UGS), e cila ka kontratë për të siguruar vendet e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, ka punësuar dhjetëra anëtarë të bandës Infidels Motorcycle Club, e njohur për qëndrime të hapura anti-myslimane.

BBC ka konfirmuar identitetin e të paktën 10 anëtarëve që punojnë si roje të armatosur në vendet e Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), ku qindra civilë janë vrarë mes kaosit dhe të shtënave me armë. Shtatë prej tyre mbajnë pozicione drejtuese.

Banda me histori islamofobe

Faqja në Facebook e bandës vazhdon të publikojë gjuhë urrejtjeje ndaj myslimanëve dhe ka promovuar evente provokuese, si therja e derrit gjatë Ramazanit. Edward Ahmed Mitchell, zëvendësdrejtor i CAIR (Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike), e krahasoi situatën me “t’i japësh KKK-së ndihmat humanitare për t’i shpërndarë në Sudan”, duke paralajmëruar se dhuna ishte e pashmangshme – dhe kjo tashmë është provuar në Gaza.

Lideri i bandës, Johnny “Taz” Mulford, ish-sergent i ushtrisë amerikane i dënuar më parë për ryshfet dhe mashtrim, drejton sot kontratën e UGS në Gaza. Ai dhe shumë nga ndjekësit e tij mbajnë tatuazhe me simbole të kryqëzatave, përfshirë vitin 1095 – fillimin e Kryqëzatës së parë, që përfundoi me masakrën e myslimanëve dhe hebrenjve në Jerusalem.

Rekrutime dhe pagesa marramendëse

Dokumente të siguruara nga BBC tregojnë se Mulford rekrutoi hapur veteranë amerikanë për punë në Gaza, duke u bërë thirrje atyre që “dinë ende të qëllojnë, lëvizin dhe komunikojnë”. Sipas një ish-kontraktori, rreth 40 nga 320 punonjësit e UGS në Gaza janë rekrutuar nga kjo bandë. Çdo roje paguhet rreth 980 dollarë në ditë, ndërsa drejtuesit marrin deri në 1,580 dollarë.

Një prej tyre, Josh Miller, postoi një foto nga Gaza me sloganin “Make Gaza Great Again”. Ai shet edhe bluza me slogane të tilla si “embrace violence” dhe “Surf all day, rockets all night. Gaza summer 25”.

Skandalet në krye të kompanisë

Vetë themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i UGS, Jameson Govoni, është arrestuar në Karolinën e Veriut për përfshirje në një aksident me “hit-and-run” dhe për tentativë për t’i shpëtuar policisë. Ai refuzoi të komentojë.

Pasojat në Gaza

Skandali i UG Solutions dhe “banda e motoçiklistëve”

Sipas OKB-së, deri më 2 shtator, 1,135 civilë – gra, burra dhe fëmijë – janë vrarë pranë qendrave të ndihmës. Shumica e viktimave janë shkaktuar nga forcat izraelite, por ka edhe akuza se rojet private të UGS kanë hapur zjarr ndaj turmave. Kompania i ka mohuar këto akuza, por ka pranuar përdorimin e “të shtënave paralajmëruese”.

Në deklaratën e saj, UGS mbrojti Mulford si “figurë të besueshme me mbi 30 vite eksperiencë”, duke thënë se nuk diskriminon punonjësit për “hobe personale apo lidhje” që nuk lidhen me punën. Ndërkohë, Fondacioni Humanitar i Gazës e përshkroi stafin si “të larmishëm” dhe “të suksesshëm”.

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme