Bota 11 December 2025, 14:46 Nga VNA

Skandali i heshtur/ Policia italiane u lajmërua për “Safari Sarajeva”, por nuk u hetua kurrë

Ndaje në Whatsapp

Skandali i heshtur/ Policia italiane u lajmërua për “Safari

Gazeta italiane Panorama, në një artikull të Fausto Biloslavës, në bashkëpunim me gazetarin Eldin Haxhoviq, zbulon se anëtarët e një klubi airsofti nga Trieste, që në periudhën midis 1993 dhe 1995, e kishin paralajmëruar policinë italiane se “po qarkullonte një ‘ofertë’ që të shkosh në Sarajevë dhe të qëllosh me snajper”, por që hetimi penal kurrë nuk u hap.

“Kur i dëgjova për herë të parë lajmet në televizion për snajperistët e Sarajevës, menjëherë m’u kujtua një ngjarje e 30 viteve më parë", tha Roberto Ruzzier për Panoramën.

“Në kohën e rrethimit të Sarajevës isha pjesë e një klubi airsofti të krijuar në kryeqytetin e Julias", shpjegon 72-vjeçari nga Trieste.

Në artikull shpjegohet më tej se ky lloji hobi, simulime lufte me pushkë fallco që gjuajnë me kapsolla, më vonë u shndërrua edhe në garë kombëtare, ndërkohë që Jugosllavia po shpërbëhej në pragun e derës së Italisë.

“Internet atëherë pothuajse nuk ekzistonte dhe disa prej nesh filluam të ‘gërmonim’ në rrjet,” kujton Ruzzier.

“Njeri prej nesh, të cilin e quanim Rollo nuk ia mbaj mend mbiemrin zbuloi se po qarkullonte një ‘ofertë’ që të shkoje në Sarajevë dhe të qëlloje si snajperist.”

Në ofertë shkruhej se “siguroheshin pushka e snajperit dhe disa plumba – tre, nëse kujtoj mirë për një çmim të tepruar prej disa milion lirash italiane”.

Ruzzier shpjegon për Panoramën se brenda grupit kishin diskutuar për këtë dhe më pas vendosën ta raportonin në polici, duke theksuar se kjo kishte ndodhur me gjasë midis viteve 1993 dhe 1995.

Njësia speciale e policisë shtetërore italiane (DIGOS) konfirmoi se “ekzistojnë prova” për këtë raportim, por një hetim penal kurrë nuk u nis. Sipas gazetës Panorama, dosja me shumë gjasë është hedhur poshtë procedurë standarde pas kaq shumë vitesh.

Kujtojmë se hetimi në Itali për snajperistët e pasur që qëlluan civilët në Sarajevë u hap mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga Ezio Gavazzeni, shkrimtar nga Milano, i cili kishte mbledhur prova për këto akuza. Në kallëzim, ndër të tjera, thuhet se “gjatë rrethimit të Sarajevës turistë të huaj të pasur paguanin (…) që të qëllonin mbi njerëz (…) gjatë luftës 1992–1996”. Gavazzeni përmend tre italianë: një nga Torino, një nga Milano dhe një nga Trieste./TRT Balkan/

Skandali i heshtur/ Policia italiane u lajmërua për “Safari

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme