Bota 28 August 2025, 22:31 Nga VNA

Singapori përgatit masa të ashpra për ata që përdorin cigare elektronike me drogë: Goditje me shkop dhe deportime

Ndaje në Whatsapp
Singapori përgatit masa të ashpra për ata që përdorin

Autoritetet e Singaporit kanë njoftuar masa më të ashpra kundër përdorimit të cigareve elektronike, veçanërisht atyre të mbushura me drogë, në përpjekje për të frenuar rritjen e këtij fenomeni në qytet-shtetin me ligjet më të rrepta për drogën në botë.

Ndër masat e reja përfshihen gjoba të larta, dënime më të gjata me burg dhe deri në 15 goditje me shkop për ata që kapen duke furnizuar ose përdorur cigare elektronike të mbushura me substanca si etomidati — një ilaç anestezik me efekte të ngjashme me ketaminën, i njohur në Singapor si “Kpods”.

Të huajt që kapen mund të deportohen dhe ndalohen të kthehen në vend.

Singapori ndaloi përdorimin e cigareve elektronike që në vitin 2018, por në muajt e fundit është vënë re një rritje e madhe e përdorimit të tyre, sidomos me substanca të paligjshme. Testimet e fundit kanë treguar se një e treta e cigareve elektronike të sekuestruara në korrik përmbanin etomidat.

Ministri i Shëndetësisë, Ong Ye Kung, deklaroi se cigaret elektronike janë kthyer në “pajisje shpërndarjeje” për droga dhe se nevojiten ligje më të ashpra për të parandaluar abuzimin e tyre.

Dënimet për përdoruesit do të fillojnë me gjoba prej 500 dollarësh singaporianë dhe rehabilitim të detyrueshëm, ndërsa furnizuesit e cigareve elektronike me drogë rrezikojnë deri në 20 vjet burg dhe goditje me shkop.

Qeveria ka vendosur gjithashtu masa edukative dhe kontrollore, përfshirë reklama publike, koshat për asgjësimin e cigareve elektronike në institucione arsimore dhe klube, si dhe patrulla lëvizëse në vende publike për kontroll të përdoruesve.

Rregullat do të hyjnë në fuqi më 1 shtator dhe vlejnë për të gjithë, përfshirë turistët dhe punonjësit e huaj në Singapor. Në Aeroportin Changi janë vendosur tabela informuese dhe koshë për asgjësimin e cigareve elektronike për të shmangur penalitetet.

Masat e Singaporit vijnë në një kohë kur edhe vende të tjera kanë ashpërsuar rregullat për cigaret elektronike, si Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Australia.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme