Bota 14 October 2025, 19:01 Nga VNA

Shumacher, misteri vazhdon: nuk komunikon më, i rrethuar nga një ekip i ngushtë

Ndaje në Whatsapp
Shumacher, misteri vazhdon: nuk komunikon më, i rrethuar nga një ekip

Kalojnë vitet, por informacionet mbeten të pakta. Michael Schumacher, 56 vjeç, në vitin 2013 ishte pranë vdekjes pas një aksidenti të rëndë gjatë skijimit në Meribel të Francës dhe që nga ajo kohë nuk është parë më në publik. Ai është i asistuar dhe mbrojtur nga bashkëshortja e tij, Corinna, e cila kujdeset me shumë kujdes për privatësinë e tij.

I fundit që ka folur për gjendjen shëndetësore të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 ka qenë gazetari i "L'Équipe", Stefan L’Hermitte:

«Këtë vit ai ka firmosur një helmetë, ishte për një ngjarje bamirësie – tha për RTL – A ia mbajti dorën bashkëshortja? Nuk e dimë me siguri, por është hera e parë që marrim një sinjal pozitiv, thuajse një shenjë jete».

"Daily Mail" publikoi lajmin se legjenda gjermane kishte firmosur një helmetë për të mbledhur fonde për organizatën bamirëse «Race Against Dementia» të Sir Jackie Stewart. Gazetari Jonathan McEvoy zbuloi se bashkëshortja Corinna i kishte mbajtur dorën për ta ndihmuar të shtonte inicialet e tij «MS» pranë atyre të të gjithë kampionëve të tjerë të gjallë të botës:

«Nuk do të thoja se po përmirësohet, por ndoshta gjendja është pak më e mirë – vazhdoi Stefan L’Hermitte – Të vetmet informacione të vërteta vijnë nga familja e tij, dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse përditësimet që vijnë nga jashtë ndoshta nuk vlejnë shumë».

«Nuk mund të komunikojë më me fjalë»

Askush nuk e ka një pasqyrë të qartë për gjendjen e vërtetë shëndetësore të Schumacher. Në marsin e kaluar, gazetari i televizionit gjerman RTL, Felix Görner, zbuloi se gjermani «nuk mund të komunikojë më me fjalë. Situata është shumë e trishtë – tha ai – Ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe është plotësisht i varur nga ndihmësit e tij. Nuk është më në gjendje të shprehet me fjalë. Aktualisht, ka maksimumi 20 persona që mund t’i afrohen Michaelit».

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme