Bota 7 January 2026, 18:13 Nga VNA

Shtëpia e Bardhë: Trump po shqyrton të gjitha opsionet për të marrë Groenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë

Ndaje në Whatsapp
Shtëpia e Bardhë: Trump po shqyrton të gjitha opsionet për

Presidenti amerikan Donald Trump po diskuton “një gamë opsionesh” për të marrë kontrollin e Groenlandës, përfshirë edhe përdorimin e ushtrisë, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë. Në një reagim për BBC, administrata amerikane e cilësoi Groenlandën – territor gjysmë-autonom të Danimarkës dhe vend anëtar i NATO-s – si “prioritet të sigurisë kombëtare” për Shtetet e Bashkuara.

Deklarata vjen vetëm disa orë pasi disa liderë europianë dolën me një qëndrim të përbashkët në mbështetje të Danimarkës, duke theksuar se Groenlanda i përket popullit të saj dhe se çdo vendim për statusin e saj i takon vetëm Danimarkës dhe Groenlandës. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm amerikan do të nënkuptonte fundin e NATO-s.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se “presidenti dhe ekipi i tij po shqyrtojnë opsione të ndryshme për këtë objektiv të rëndësishëm të politikës së jashtme” dhe se përdorimi i ushtrisë “është gjithmonë një opsion në dispozicion të komandantit të përgjithshëm”. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka thënë ligjvënësve se SHBA nuk planifikon pushtim, por po shqyrton mundësinë e blerjes së Groenlandës nga Danimarka ose forma të tjera marrëveshjeje.

Në reagim, gjashtë vende europiane – Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Spanja – dolën në mbështetje të Danimarkës, duke theksuar respektimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe parimeve të Kartës së OKB-së. Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, kërkoi “dialog të respektueshëm” dhe nënvizoi se statusi i Groenlandës bazohet në të drejtën ndërkombëtare.

Debati është rindezur pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë dhe arrestimit të presidentit Nicolás Maduro. Ndërkohë, zyrtarë pranë Trumpit kanë deklaruar hapur se është “pozicion zyrtar” i qeverisë amerikane që Groenlanda të bëhet pjesë e SHBA-së, duke shtuar shqetësimet në Europë dhe te vetë banorët e ishullit, shumica e të cilëve kundërshtojnë çdo bashkim me Shtetet e Bashkuara.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme